Ballina Aktualitet Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u druhet sulmeve kibernetike, njoftimi i rëndësishëm...

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u druhet sulmeve kibernetike, njoftimi i rëndësishëm për qytetarët

33
0

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët duke treguar se cilat janë kanalet e vetme zyrtare të saj.

Ambasada e SHBA përmes një postimi në rrjete sociale duket se tregon që i druhet sulmeve kibernetike ndërsa thekson se vlerëson angazhimin e vazhdueshëm me ndjekësit.

Sakaq, në postim Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron që ndjekësit të jenë të kujdesshëm kur të ndërveprojnë me profile ose mesazhe që pretendojnë se përfaqësojnë vetë ambasadën.

“Ne e vlerësojmë angazhimin e vazhdueshëm me ndjekësit tanë. Për të siguruar një komunikim të sigurt, duam t’ju kujtojmë se kanalet tona të VETME zyrtare janë:
▪️Facebook: @usembassytirana
▪️Instagram: @usembassytirana
▪️X: @USEmbassyTirana
▪️Youtube: @USEmbassyTirana
▪️website: al.usembassy.gov
Ju inkurajojmë të jeni të kujdesshëm kur ndërveproni me profile ose mesazhe që pretendojnë se na përfaqësojnë ne. Siguria online ka rëndësi për të gjithë ne.”-shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.