Ballina Ekonomia Fermerët në humbje të mëdha/ Stuhia shkatërron 1,2 ha serra në qytetin...

Fermerët në humbje të mëdha/ Stuhia shkatërron 1,2 ha serra në qytetin e Fierit, situata bie në vesh të shurdhër

52
0

Stuhia dhe reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar dëme në bujqësi në Bashkinë Fier.

Në Njësinë Administrative Cakran, fshati Buzemadh, u dëmtuan rreth 1.2 hektarë serra me luleshtrydhe, duke sjellë humbje të konsiderueshme për fermerët lokalë.

Fermerët konfirmojnë dëmet dhe kanë shpërndarë edhe foto që dokumentojnë shkatërrimin e serave. Ata kërkojnë ndërhyrjen dhe mbështetjen e autoriteteve për të përballuar pasojat e motit të keq.

Situata nga moti i keq vijon të jetë e rënduar. Lidhur me Fierin, referuar të dhënave mbi prurjet e lumit Vjosë, në pik matjet Përmet-Memaliaj, konstatohet një shtim me intensitet të shpejtë i prurjeve në lumin Vjosë, në pikëmatjen e Urës së Mifolit. Ndaj është rritur gatishmëria e strukturave operacionale për menaxhimin e çdo situate të mundshme.

Pranë pikave kritike, janë vendosur mjete te tonazhit të rëndë, 5 skrepa/fadroma dhe mjete të larta transporti.