Ballina Politika “Fundi i një qeverie”, Këlliçi reagon pas pezullimit të Ballukut nga GJKKO:...

“Fundi i një qeverie”, Këlliçi reagon pas pezullimit të Ballukut nga GJKKO: Ringritja institucionale dhe normalizimi politik i Shqipërisë, vetëm me dorëheqjen e Ramës

29
0

Zv/Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të GJKKO që pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion çoi më tej hetimet ndaj Ballukut, teksa ka ngritur edhe një akuzë tjetër për shkelje të barazisë në tendera, këtë herë për Unazën e Madhe të Tiranës.

Në deklaratën e tij, demokrati Belind Këlliçi akuzon edhe Ramën si të përfshirë në afera korruptive, bashkë me zëvendësen e tij.

Në rrjetin e tij social Facebook, Këlliçi shkruan se faktet tregojnë për përfshirjen e Edi Ramës, dhe se nuk ka më asnjë justifikim moral, politik, logjik apo edhe ligjor që ky i fundit të mbetet Kryeministër i vendit.

Mesazhi i plotë

FUNDI i një qeverie!

Skandali Balluku-Rama është larg së qëni një incident i izoluar apo afera korruptive e rradhës.

Faktet e zbardhura, përgjimet, “interesat gjeopolitike” dhe gjithë skema, tregojnë për një vullnet të qartë korruptiv që shkon në majën e qeverisë, drejt e tek Palloshi i Gjatë alias Edi Rama!

Nuk ka më asnjë justifikim moral, politik, logjik apo edhe ligjor që Edi Rama të vijojë të mbetet Kryeministër i Shqipërisë.

Shkarkimi me gjykatë dhe shantazhet mafioze “po rashë unë do të të marr me vete” nuk janë zgjidhje për situatën e rëndë ku kjo klikë e ka futur vendin.

Çdo politikan i zgjedhur me votë, çdo veprimtar politik apo edhe votues i thjeshtë ka detyrën të reagojë ndaj përgjegjësisë së drejtpërdrejtë kryeministrore në këtë aferë kriminale.

Nuk ka më asnjë arsye që kjo bandë të vazhdojë të pretendojë legjitimitet për të zaptuar zyrat e shtetit.

Ky është fundi moral dhe historik i një qeverie të korruptuar në çdo qelizë.

Ringritja institucionale dhe normalizimi politik i Shqipërisë duhet të kalojë patjetër nga dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës.

Çdo ditë që kalon është shumë vonë!