Ballina Politika GJKKO pezulloi zv.kryeministren nga detyra/ Berisha zbulon porosinë që Rama i dha...

GJKKO pezulloi zv.kryeministren nga detyra/ Berisha zbulon porosinë që Rama i dha Ballukut

55
0

Postimi i Berishës:

Lubia iku siç ishte! Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar! Miq, disa ditë më parë dëgjova se nga prokuroria do kërkohej dhe do vendosej pezullimi nga detyra i Lubi Ballukut. Ky lajm më duk thashethem dhe nuk e besova. Madje nuk e besova edhe pasi Rama në fjalën e tij i thoshte Belindës “duaje fatin tënd”, mbasi territorët e drejtësisë janë të ndara me territorët e PS. Pas kësaj deklarate që Rama e bëri vetëm për Lubinë, nuk kisha më asnjë dyshim se ai tashmë donte të shpëtonte sa më shpejt prej saj, mbasi ai dhe Lubia ngjisnin si: “keni parë s’keni parë, shkon një i vdekur me të gjallë.”

Por ndonëse e di se Edi Rama në të gjithë qenien e tij çnjerëzore, nuk besoj se do zgjidhte formën më poshtëruese për të larë hesapet me njeriun që prej 25 viteve kishte ndarë çdo gëzim dhe hidhërim dhe që e kishte bashkëpunëtore luajale në çdo vjedhje. E vërteta është se dokumenta të pakundërshtueshme tregojnë se nuk ishte ai që hante fiq dhe kumbulla pas shpinës së Lubisë. Me të drejtë pyetja: pse Rama nuk i kërkoi Lubisë dorëheqjen, që do t’i jepte edhe ndonjë pikë? Pse ai nuk e shkarkoi siç i takonte, në rast se refuzonte dorëheqjen, por zgjodhi trajtimin e saj sikur të ishte magazinierja e Këshillit të Ministrave?

Përgjigjja është vetëm një: atij nuk ia mbante! Nuk ia mbante sepse në dy aferat e mëdha, tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, iniciator e vendimmarrës i vërtetë është Rama dhe jo Lubia. Por a shpëtoi Rama me këtë akt makbethian ndaj bashkëpunëtores së tij më të afërt? Jo dhe jo!