Gazetari Artan Hoxha i ftuar në SYRI TV për të diskutuar në lidhje me masat e sigurisë të dhëna nga Gjykata e Posaçme për zv/kryeministren, u shpreh se, në horizont duket se do të ketë një tjetër aferë korruptive që do ti bashkëngjitet Belinda Ballukut.
Sipas gazetarit, bëhet fjalë për anijet termocentral të emërtuara ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’, të ankoruara në Vlorë dhe për të cilat shqiptarët paguajnë 94 500 euro qira mujore, punojnë apo nuk punojnë ato.
‘Këta i kanë ndezur në momentin që kanë filluar këto veprimet që ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’ aty vetëm marrin para dhe nuk prodhojnë energji. Tani që të jenë në rregull që për të treguar që tigrat edhe punojnë, edhe prodhojnë energji, se e dinë që do vijë kjo fazë, prandaj e pyeta Eltonin.
I ka ndezur për të nxjerrë tym, për të treguar se ka qenë dhe ditë e bukur aty kur e ka ndezur, duket dhe tymi. Në fakt ai tymi që prodhojnë ata vetëm ndot Vlorën, gjirin e Vlorës aty, sepse prandaj është bërë, por duke patur parasysh nivelin e abuzimit që është në këtë rast, sepse i kemi marrë me një kontratë shumë të shtrenjtë, kemi marrë mjete të cilat e kanë rendimentin jashtëzakonisht të ulët dhe kanë shkaktuar një dëm financiar shumë të madh.
Prandaj e pyeta Eltonin sepse kjo është një çështje që mund të hapet në çdo moment. Dhe e kini parasysh në promovimin e këtij aktiviteti atëherë, ka qenë ambasadorja amerikane në Shqipëri, e cila mbasi u largua nga detyra në trupin diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është punësuar pikërisht në kompaninë e cila na solli ‘Tigrat’ aty.
I ka ndezur disa herë, nuk është hera e parë që i ndezin ata. I ka ndezur që në momentin kur është bërë kallëzimi dhe kanë ndjerë që mund të ketë një rrezik.
Dhe ‘Tigrat’ kanë filluar t’i ndezin dhe për të treguar që tigrat punojnë. Por, por kanë dhe një justifikim tjetër, thoshin, ne i morëm ‘Tigrat’ në një moment krize energjetike dhe në tregun vendas dhe në tregun ndërkombëtar. Dhe momenti që ne duhej që t’i ndiznim, qëlloi moti i mirë, ra shiu, u mbushën hidrocentralet dhe s’kemi patur nevojë t’i përdorim. Ndërkohë, ai që na i ka sjellë, na ka thënë, i përdor si përdor, kjo është sasia e lekëve që paguan.
Aty është vërtet është një aferë shumë e madhe. Balluku është direkt ministrja që i ka sjellë.
Ajo është shfaqur që në promovimin e ardhjes së tigrave dhe mbasi u largua nga detyra si pjesë e trupit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është punësuar aty, duke të bërë një qark të shkurtër për të thënë se kush është ai që i solli tigrat, kush është përfituesi, kush është përfituesi nga jashtë dhe kush është përfituesi i brendshëm.
Se përfituesi nga brenda është më tepër përfitues politik. Ai ka marrë një mbështetje të fortë diplomatike dhe prandaj e ka bërë këtë lëvizje’, tha ndër të tjera, Artan Hoxha







