Ballina Sport Ish – futbollisti ul euforinë e Polonisë: Me Shqipërinë nuk do të...

Ish – futbollisti ul euforinë e Polonisë: Me Shqipërinë nuk do të jetë një shëtitje në park

35
0

Gjysmëfinalja e ndeshjeve play-off të Kupës së Botës 2026, Poloni-Shqipëri do të luhet në 26 mars të vitit të ardhshëm në orën 20:45.

Ish-futbollisti polak, Marek Kozminski komentoi shortin e hedhur ditën e sotme në Zvicër ku deklaroi se dueli me kuqezinjtë nuk do të jetë një shëtitje në park për ta.

“Në këtë fazë, ne jemi favoritë, nuk ka dyshim për këtë, por nuk do të jetë një shëtitje në park.

Do ta luajmë ndeshjen e parë në shtëpi. Kjo do të jetë vlera jonë e shtuar, pasi është më e lehtë për ne të luajmë si pritës.

Pres që do ta kalojmë Shqipërinë dhe pastaj mbetet pyetja se me kë do të përballemi në raundin e dytë, Suedinë apo Ukrainën dhe mbi të gjitha, ku do të luajmë.

Ata janë një kundërshtar brenda mundësive tona, megjithëse kohët e fundit na treguan në shtëpi se ishin padyshim më të mirë”, përfundoi ai.