Ballina Politika “Lojë ‘kungulleshash’ me fermerët”/ Situata e përmbytjeve, deputeti Braçe ironizon: 8 vite...

“Lojë ‘kungulleshash’ me fermerët”/ Situata e përmbytjeve, deputeti Braçe ironizon: 8 vite kështu, bujku është në ujë

47
0

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka ironizuar situatën e përmbytjeve në vend, ku mijëra hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit dhe fermerët përballen me dëme të mëdha.

Në një postim në rrjetet sociale, Erion Braçe e ka krahasuar me një lojë “kungulleshash” situatën ku ndodhen fermerët.

“Me zero TVSH? 20% TVSH! Po pse 20% TVSH? Po sa? 20 me 20! Po pse?”, shkruan ligjvënësi socialist, duke shtuar se kjo situatë vazhdon prej 8 vitesh, ndërsa bujqërit janë tashmë nën ujë.

Postimi i plotë:

MIREMENGJES!

ME TVSH?

CA TVSH?

ME ZERO TVSH?

20% TVSH!

PO PSE 20% TVSH?

PO SA?

20 ME 20!

PO PSE?

TEEETEEEE VITE KESHTU!!

BUJKU ESHTE NE UJE TANI!

Ndërkohë ditën e djeshme (19 Nëntor), Erion Braçe foli me tone të ashpra në seancën plenare kundrejt ministrave socialistë, duke kritikuar mënyrën e përdorimit të parave publike dhe koncesioneve që i përfundojnë kontratat këtë vit.

Ai kërkoi largimin e çdo ministri apo drejtuesi që nuk shpenzon buxhetin e shtetit sipas planit.

Braçe u shpreh se mosrealizimi i shpenzimeve është rreziku më i madh për buxhetin. Ai tha se kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie, duhet të largohet.

“Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo posti të ketë, duhet të largohet. Nuk mund të mbajë përgjegjësi për fondet publike dikush që nuk i përmbush detyrimet,” deklaroi ai.

Sipas tij, tre koncesionet që përfundojnë këtë vit duhet t’i rikthehen shtetit si shërbime publike, duke mbyllur ciklin e kontratave të vjetra.

Erion Braçe: Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehen në shërbime publik. Dhe kontrolli bazë mjekësor të shtyhet përtej moshës 70 vjeç. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për të larguar cilin do që korrupton dhe grabit skemën.

Në krahun tjetër bujqësia patjetër që meritron një skem të re subvencionimi…Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë.

Risku në buxhet vjen pikërisht nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore. Dhe këtu do doja ta përsërisja zoti ministër, nuk është problemi juaj, por është problem i gjithë qeverisë dhe kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie dhe nuk përmbush këtë detyrim që të shpenzojë para të grumbulluara të programuara në buxhet duhet të largohet.

Braçe u ndal gjithashtu te skema e ilaçeve. Socialisti tha se kema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve dhe se duhet të rishihet për këdo që korrupton dhe grabit skemën.

“Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve. Duhet të rishihet për këdo që korrupton dhe grabit skemën,” tha Braçe, duke kërkuar ndërhyrje urgjente.