Ballina Politika Pezullimi i zv/kryeministres, Dervishi flet për “pistën amerikane”: Kanë target Edi Ramën...

Pezullimi i zv/kryeministres, Dervishi flet për “pistën amerikane”: Kanë target Edi Ramën dhe jo Belinda Ballukun

13
0

Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e lidhi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Ballukut si goditje të SHBA-ve ndaj Edi Ramës, Duke bërë një kronologji të qëndrimit amerikan pas zgjedhjeve të 11 majit, Dervishi aludoi se Balluku është vendi ku amerikanët godasin më lehtë Ramën.

“Kemi një akuzë dhe një dyshim. Ky është një detaj që duhet marrë parasysh. Kjo që po ndodh ka target Edi ramën dhe jo Belinda Ballukun. Ai nuk ka marrë asnjë urim nga SHBA për fitoren. SPAK ka FBI-në brenda. Ka dërguar presidentin në OKB. Vjen Eskobari i Trump dhe nuk e takon. Amerikanët ndërhyjnë për emërimet në qeveri te ministri i jashtëm, apo ai i brendshëm. Është ndërhyrë që ajo të mos jetë në ato poste. Pas kësaj ajo merret e pandehur. Ajo nuk jep dorëheqjen. Vjen pastaj publikimi i dosjes, media mori ushqim. Sërish nuk ndodhi asgjë dhe nuk jep dorëheqjen. Pastaj vjen goditja numër 3, kur gjykata e pezullon dhe vjen akuza e dytë, ku ajo është e dyshuar. Belinda Balluku mund të jetë ai vendi ku godasin më lehtë Edi Ramën”- tha Dervishi.