Dje u bënë 12 vite pa politikanin, poetin dhe politikanin Sokol Olldashi. Vrasje apo aksident. Kjo është dilema e madhe që mundon sot shumëkënd. Ka dyshime se pas vdekjes më misterioze dhe enigmatike të dekadave të fundit, fshihet një dorë misterioze. Për këtë aksident ka një raport të prokurorisë dhe një ekspertizë, por askush nuk i beson. Ekspertiza nuk besohet pasi është kryer në mënyrë të paligjshme, ndërsa ekspertët shqiptarë konstatuan dëmtime në kokën e të ndjerit Olldashi, të cilat nuk kanë lidhje me aksidentin. Po ashtu, persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë.
Në vendin ku u aksidentua Sokol Olldashi, fillimisht kanë shkuar disa deputetë të PD, megjithatë zëra se kanë shkuar persona të tjera të dyshimtë. Po ka shumë fakte të tjera që i shtojnë dyshimet. Sokol Olldashi ishte absolutisht rivali më potencial dhe më i rrezikshëm për influencat e familjes Berisha në PD. Olldashi nuk ishte thjeshtë një rival për kreun e PD në zgjedhjet e korrikut 2013, po ai ishte kërcënim permanent për Sali Berishën. Gjithashtu, ashtu si çdo përvjetor, edhe dje mungoi reagimi i Sali Berishës. Kreu i PD është mjaft aktiv në rrjetet sociale, me denoncime dhe kujtime, por për Sokol Olldashin, Berisha nuk u kujtua.
Ja 44 arsyet që pas aksidentit të Olldashit fshihet dora e njeriut
- Prokuroria fshehu 10 muaj me radhë raportin për Sokol Olldashin.
- 2. Prokuroria e publikoi raportin pasi vëmendja për ngjarjen u fashit.
- Në raport thuhet se dyert e makinave ishin të hapura, ndërsa xhamat të pathyer.
- Raporti konstaton njolla gjaku jashtë makinës.
- Në konkluzionet e prokurorisë nuk thuhet shpejtësia e makinës.
- Prokuroria flet për sekuestrimin e pamjeve filmike të tunelit, por i fsheh ato.
- Prokuroria pohon se ka zbardhur tabulatet telefonike, por nuk i zbardh ato.
- 8. Në raport bëhet një përshkrim i hollësishëm për veshjet e viktimës, por nuk thuhet asgjë për portofolin e vjedhur.
- 9. Viktima po udhëtonte me një shpejtësi të ulët, 45 km/h, që nuk justifikon pasojat e aksidentit.
- Sipas ekspertizës, kushtet teknike të makinës kanë qenë të mira.
- Makina nuk është rrotulluar në mënyrë të njëpasnjëshme.
- Makina nuk ka rënë nga një lartësi e madhe.
- Makinat e kishte sistemin e frenimit në parametrat normale.
- Lëngu i timonit hidraulik ka qenë në nivelet duhura.
- 15. Sistemi i drejtimit të mjetit operon plotësisht në të dy drejtimet.
- Makina ka dalë nga rruga në një terren jo i thyer, që nuk justifikon pasojat.
- Kushtet atmosferike ishin me reshje, duke favorizuar fshirjen e gjurmëve.
- Ekspertiza krijoi alibinë se reshjet e shiut kishin fshirë provat në vendin e ngjarjes.
- Strukturat e policisë prishën provat, duke marrë me shpejtësi makinat me karrotrec si dhe duke mjegulluar rrethanat e ngjarjes.
- Persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë.
- Media u mbajt dy orë larg ngjarjes.
- 22. Dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentet.
- Munguan konkluzionet dhe procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria.
- U vonuan aktet e ekspertimit autoteknik të mjeteve ku u gjend trupi.
- Është aluduar gjithmonë se ka pasur një njeri të dytë që shoqëronte viktimën.
- Policia u vonua 24 orë për të dhënë qëndrimin zyrtar mbi ngjarjen.
- Policia nuk sqaroi se sa persona ishin në makinë.
- Pas izolimit të Topallit, Sokol Olldashi ishte kundërshtari i vetëm i Berishës në Partinë Demokratike.
- Sokol Olldashi ishte pengesë për planin e Berishës për të diktuar krerët dhe anëtarët e forumeve të larta të PD në zgjedhjet e dhjetorit.
- Sokol Olldashi do të niste një aksion për të kundërshtuar mënyrën e të bërit opozitë nga Sali Berisha
- Sokol Olldashi do të kërkonte një analizë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 23 Qershorit, gjë e cila do të shmangej nga Berisha.
- 32. Sokol Olldashi përfaqësonte linjën politike-ekonomike më të fuqishme në PD.
- Sokol Olldashi do të kërkonte largimin e Bashës menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të para përballë të majtës.
- Olldashi ishte lideri real i PD në jetën parlamentare dhe në debatet televizive.
- Sokol Olldashi shihej si rrezik për krijimin e një partie të re në PD.
- Sokol Olldashi kishte në planet e tij politike krijimin e një lëvizjet të re politike.
- Sokol Olldashi ishte në moshën e duhur dhe në kulmin e karrierës së tij politike.
- Sokol Olldashi i njihte në thellësi strukturat e PD dhe jetën opozitare.
- Sokol Olldashi gëzonte një mbështetje të gjerë në bazë.
- Sokol Olldashi u kthye në figurën më karizmatike dhe polemizuese në PD, një personazh i lodhshëm për publikun dhe që bazohet në klishe të ngurta.
- Olldashi po afrohej me amerikanët.
- Sipas ambasadorit amerikan, Olldashi kishte planifikuar zhvillimin e një vizite në SHBA.
- Sokol Olldashi dinte shumë për aktivitetin e Sali Berishës në vitet e fundit.
- Marrëdhëniet mes Sokol Olldashit dhe Sali Berishës ishin të ftohta pas katapultimit të Lulzim Bashës në krye të PD.
Akuzat ndaj Berishës
Ka dhe nga ata personazhe që kanë shkuar përtej këtyre pikëpyetjeve dhe që kanë shprehur më hapur se kurrë se Sali Berisha qëndron pas vrasjes së Sokol Olldashit. Pikërisht është Berisha ai që ka sikletin më të madh për të bërë dhe një deklaratë në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit. Heshtjen e Berishës shumëkush e lidh me akuzën se ish kryeministri është autori që solli dhe vrasjen e Sokol Olldashit, për shkak se nuk donte që të ishte pasues i tij në krye të PD. Sokol Olldashi nuk ishte njeriu që mund të vegjetonte në krye të Ministrisë së Brendshme dhe të ishte thjeshtë dhe vetëm një zbatues urdhrash i kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, i cili vuante nga mania që organet e ushtrimit të dhunës dhe spiunimit ti kishte nën kontroll.
Analisti Frrok Çupi është shprehur gjithmonë se Berisha duhet të shkojë te varri i Sokol Olldashit, t’i çonte një tufë më lule dhe t’i thoshte ‘i dashur Sokol unë jam fajtor ndaj teje, por siç ma bëri Luli do ma kishe bërë edhe ti’. “Unë dyshoj se Olldashi u vra për arsye politike, por nuk kemi asgjë të qartë, por kushdo të ishte kryetar do ndiqte vijën e Bashës. Ose ka luftuar Lul Basha për ta mbrojtur Berishën ose askush nuk mund të luftojë. Në të gjithë diskursin po thuhet se SHBA e kanë me Sali Berishën. Si mund të luftohet me Amerikën”, është shprehur Frrok Çupi disa kohë më parë.
Prapaskenat
Edhe avokati Idajet Beqiri ka akuzuar ish-kryeministrin për vdekjen e Olldashit. “Berisha është vrasës! Ai ka operuar dhe operon me metodat e sistemit komunist. Për të siguruar qenien e Ramiz Alisë si pasardhës i tij, Enver Hoxha vrau Mehmet Shehun. Sali Berisha, për t’i dhënë detyrën e Kryetarit të PD Lulzim Bashës, të cilin e kishte më besnikun mik të vajzës së tij Argita Berisha, vrau Sokol Olldashin…”, tha ai. Akuza më tronditëse ka qenë nga gazetari investigativ Artan Hoxha. Në vitin 2018 ai u shpreh se ishte Saimir Tahiri që mbylli dosjen e Sokol Olldahit. Hoxha tha se ish ministri i Brendshëm e mbylli “rastin Olldashi” në favor të Edi Ramës dhe Sali Beirshës.
“Ka ardhur koha të paguajë faturat”, u shpreh Hoxha teksa shtoi se nuk e di nëse Sokol Olldashi u aksidentua apo i ndodhi diçka tjetër. “Që nga rasti Olldashi, ai e di si dhe pse e ka mbyllur atë rast në interes të Ramës dhe Berishës. Sot i ka ardhur dita të paguajë faturat. Dhe që te ai rast. Atë s’e di unë nëse është aksident apo… Por ata që përfituan ishin të tjerë, dhe nëse ky flet po ta them edhe njëherë. Kanabizimi i Shqipërisë nuk ka ndodhur prej Saimir Tahirit”, tha Artan Hoxha në atë kohë./sot







