Ballina Politika Agjentët e BKH-së zbarkuan te Ministria e Financave/ Ja si Anila Denaj...

Agjentët e BKH-së zbarkuan te Ministria e Financave/ Ja si Anila Denaj u fali kinezëve të “Bankers” gjobën 104 miliardë lekë

29
0

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë ditët e fundit në Ministrinë e Financave, për të marrë nga arkivat e këtij institucionin, dokumentin zyrtar për faljen e gjobës 104 milionë euro apo 104 miliardë lekë, që ministrja Anila Denaj u bëri kinezëve të “Bankers” në vitin 2019.

Dosja e “Bankers Petroleum Albania” ka kaluar prej muajsh në SPAK dhe në kuadër të hetimeve, është kërkuar dhe dokumentacioni zyrtar që është mbajtur nga shteti shqiptar për këtë masë administrative, si dhe procedura e ndjekur për faljen e saj.

Kompania “Bankers Petroleum” është gjobitur nga 3 inspektorë të Hetimit Doganor, pas Akt-Kontrollit Nr. 290345 Prot., datë 13.12.2016 dhe Akt Kontrollit e Proces-Verbalit të datës 22.09.2017, sepse refuzoi të lejonte kontrollin në depot doganore.

Vendimi për gjobë, (shiko dhe Galerinë në fund të artikullit) është marrë i mbështetur në prova për evazion fiskal e kontrabandë, nëpërmjet fshehjes së prodhimit dhe import-eksporteve fiktive, që “Bankers Petroleum” bënte e vazhdon të bëjë me depot doganore.

Pas ankimesh e trajtimesh gjyqësore, gjoba me vlerë totale 104 milionë Euro, ka qëndruar në fuqi si “Titull ekzekutiv” deri më 16 korrik 2019, por pa u paguar nga “Bankers Petroleum”, për shkak se institucionet ligj-zbatuese nuk janë lejuar të vepronin me masa shtrënguese (sekustro bankare).

Më 17 korrik 2019, nga regjistri doganor, në rubrikën “Debitorët dhe gjobat”, rezultoi se ishte hequr gjoba 104 milionë Euro, detyrim i pashlyer nga kompania “Bankers”, pa dhënë asnjë sqarim publik.

Edhe pse ky krim financiar u mbajt sekret, u zbulua se ish-Drejtori i Doganave, Arlind Gjokutaj, në shkelje të plotë ligjore, kishte fshirë gjobën jo me vendim gjyqësor apo me ligj amnistie, por me Rekomandim Nr. 13646 Prot., datë 17 korrik 2019 të Ministres së Financave Anila Denaj.

Fakti që gjoba 104 milionë Euro, u fshi me “shkresë-rekomandim” të ministres dhe zbatim antiligjor të Drejtorit të Doganës, është konstatuar e cilësuar si skemë e paramenduar dhe e organizuar krimi financiar, në favor të kompanisë “Bankers Petroleum”, ndaj SPAK ka marrë në dorë këtë rast për zhdukjen e gjobës dhe procedurën e heqjes së saj.

Agjentët e BKH-së zbarkuan te Ministria e Financave/ Ja si Anila Denaj

Agjentët e BKH-së zbarkuan te Ministria e Financave/ Ja si Anila Denaj

Agjentët e BKH-së zbarkuan te Ministria e Financave/ Ja si Anila Denaj