Ballina Politika Berisha vë në pikëpyetje kasetën e “21 Janarit”, Hoxha shpërthen: Është regjistruar...

Berisha vë në pikëpyetje kasetën e “21 Janarit”, Hoxha shpërthen: Është regjistruar në diktofon, s’e prek dot as AI

32
0

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratat e kryetari i PD Sali Berisha, i cili në momentin që doli nga Prokuroria e Posaçme ku u thirr për “21 janarin” hodhi dyshime mbi autenticitetin e kasetës që është në posedim të Hoxhës.

I ftuar në një studio televizive, gazetari tha se kaseta është e regjistruar me diktofon, dhe origjinalit nuk ka çfarë t’i bëjë as inteligjenca artificiale.

“Berisha ishte thirrur si person në dijeni. Ndryshe nga herët e tjera, Berisha ndryshoi qëndrimin për “21 Janarin”. Tani tha ajo kaseta e audion regjistrimit është e manipuluar. E vërteta është se ajo kasetë është kasetë diktofoni, që nuk ka asgjë çfarë t’i bëjë as AI. Nëse BKH ose prokurori do të më thërrasin do ta dorëzoj origjinalin”, tha ai.