Ballina Aktualitet Brunilda Mersini merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiake e Vlorës, qytetarët e presin...

Brunilda Mersini merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiake e Vlorës, qytetarët e presin me protesta

14
0

Brunilda Mersini ka marrë sot zyrtarisht detyrën si kryetare e Bashkisë së Vlorës. Ceremonia e betimit, zyrtarizimit të saj, është kryer në teatrin “Petro Marko” ku prezentë kanë qënë këshilltarët bashkiak socialistë teksa kanë munguar ata nga opozita.

Në ditën e parë të punës, Mersini është pritur me protesta nga qytetarët e Vlorës, të cilët janë mbledhur përpara bashkisë për të protestuar kundër aksionit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), për lirimin e hapsirave publike.

Ky aksion ka nisur që prej korrikut, ndërsa qytearët, kryesisht biznesmenët kanë qenë kundër, pasi janë prekur drejtpërdrejt të detyruar na ligji për të hequr tendat e lokaleve apo dhe karriget e tavolinat, të vedosura në hapësira që i përkasin komunitetit.

Ish-deputetja socialiste Brunilda Mersini u zgjodh kryebashkiake me 78% të votave, me një diferencë të madhe nga dy kandidatët e tjerë. Mirëpo, Vlora nga 5 bashkitë që shkuan në zgjedhje të parakohshme, kishte pjesëmarrjen më të ulët të qytetarëve me 12.5% të zgjedhësve.