Ballina Lifestyle ‘Dukeni si idiotë’, Reagon Egla Ceno ndaj podcastit të Arbana Osmanit

‘Dukeni si idiotë’, Reagon Egla Ceno ndaj podcastit të Arbana Osmanit

33
0

Aktorja e njohur Egla Ceno, ka reaguar në rrjetin social “Instagram”, ku nuk ka nguruar t’iu kthej përgjigje ofendimeve që i janë bërë në podkastin “Mirëmbrëma Yje”.

Ajo u bë objekt diskutimi dhe ofendimesh nga të ftuarit e Arbana Osmanit, ku gjatë një loje me foto, Zhaklin Lekatari e quajti “homofobe”, Inida Gjata (Zhaku) e etiketoi “idiote komplet”, ndërsa Arjan Konomi u shpreh se nuk e njihte. E gjithë kjo situatë u shoqërua me të qeshura në studio, përfshirë Arbanën, gjë që solli reagimin e aktores.

Përmes një postimi në Instagram, Egla ka reaguar me ironi dhe ashpërsi ndaj kësaj situate, duke u kthyer përgjigje të gjithëve.

Ajo shkroi: “Nëse ju bën punë përbaltja e emrit tim, ju lutem vazhdoni! Të paktën, mos e bëni gratis se dukeni si idiotë pastaj. Maksimumi, futini një të zgërdhirë kur i dëgjoni se kur nuk prodhon dot seriozitet, nuk të ngelet veçse të zgërdhihesh”.
Me termin “të zgërdhirë”, aktorja i referohet qartë momentit kur moderatorja dhe të ftuarit qeshën pas ofendimeve të bëra ndaj saj, duke treguar se përpjekja për ta ulur atë, në fakt tregoi mungesën e seriozitetit të vetë programit.