Ballina Aktualitet GJKKO nuk rezervohet ndaj çështjes “Balluku”! Urdhëron 28 kërkesa për kontrolle banesash...

GJKKO nuk rezervohet ndaj çështjes “Balluku”! Urdhëron 28 kërkesa për kontrolle banesash dhe sekuestrim të pajisjeve elektronike

48
0

Hetimet për çështjen që përfshin zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dhe të pandehurit Gentian Gjylin dhe Erald Elezin, janë zgjeruar ndjeshëm.

Përveç vendimmarrjes për masat e sigurisë, GJKKO ka firmosur 28 urdhra për kontroll banesash dhe një sërë sekuestrimesh të pajisjeve elektronike, përfshirë celularë, laptopë dhe dokumente administrativë, me qëllim sigurimin e provave të nevojshme për hetimin.