Ballina Kuriozitete I paprekur prej shekujsh, arkeologët mrekullohen kur hapin sarkofagun e lashtë

I paprekur prej shekujsh, arkeologët mrekullohen kur hapin sarkofagun e lashtë

20
0

Një sarkofag romak është zhgroposur në Budapest, Hungari duke zbuluar jetën e një vajze të re dhe botën ku ajo jetonte 1,700 vjet më parë.

Arkeologët e Muzeut të Historisë në Budapest e gjetën arkivolin me gur gëlqeror gjatë një gërmimi në Óbuda, krahu verior i qytetit që dikur përbënte një pjesë të Aquincum në Danub.

I paprekur nga grabitësit dhe i vulosur prej shekujsh, sarkofagu u gjet me kapakun ende në rregull, me kapëse metali dhe plumb të shkrirë. Kur kërkuesit hoqën kapakun, ata gjetën një skelet të plotë me dhjetëra artifakte.

Arkivoli u gjet në gërmadhat e shtëpive të braktisura që në shek. III që më vonë u kthyen në varrezë. Pranë, arkeologët zbuluan një ujësjellës romak dhe tetë varre më të thjeshta që as nuk i afroheshin gjendjes fantastike të të parit.

Sarkofagu ruan traditat mortore romake dhe në të gjenden një mori sendesh: dy enë qelqi, dy figura bronzi dhe 140 monedha. Një karficë prej kocke, një bizhuteri me rrëshirë dhe një copë me fije ari që tregojnë se në të prehet një vajzë e re.

Sipas arkeologes Gabriella Fényes, “sendet i janë dhënë nga të afërmit për udhëtimin e përjetshëm.”

“E ndjera ishte varrosur me shumë kujdes nga të afërmit. Ata duhet ta kenë dashur vërtet atë që është varrosur këtu”, tha ajo.

Antropologët do të ekzaminojnë mbetjet kockore për të mësuar për moshën, gjendjen shëndetësore dhe origjinën e saj. Por edhe vendndodhja e varrit dhe sendet në të përmbajnë të dhëna të forta.

Sipas Gergely Kostyál, tregojnë për mirëqenie ose status më të lartë shoqëror. “Është e qartë se sarkofagu është ndërtuar posaçërisht për të.”

Nga sarkofagu u hoq edhe një shtresë balte prej 4 centimetrash që mendohet se mund të ketë më shumë sende, me gjasë bizhuteri.