Ballina Politika “Ka prova, kapitull i mbyllur ky”/ Pse nuk e shkarkon Rama Ballukun,...

“Ka prova, kapitull i mbyllur ky”/ Pse nuk e shkarkon Rama Ballukun, flet Alimehmeti: Qartësisht ata janë bashkë

23
0

Demokrati Ilir Alimehmeti ka komentuar faktin se pse Rama nuk e shkarkon Ballukun nga detyra e zëvendëskryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës. I ftuar në një studio televizive, Alimehmeti tha se Rama dhe Balluku janë bashkë të ‘pleksur’ në pazare. Ai tha se kapitulli Balluku për SPAK-un është i mbyllur, pasi sipas tij prokuroria ka prova që e inkiminojnë atë.

“Qartësisht ata janë bashkë. Ai ka lënë hapësirë të plotë. Ata kanë marrëveshje, kanë një marrëdhënie organike. Zakonisht janë shkarkuar më parë, dhe më pas ka ndërhyrë gjykata. Morali do të ishte që zonja Balluku do të duhej të kishte dhënë dorëheqje. Se dha vetë. Do të duhej ta bënte Rama. E bëri gjykata. Ajo mund të bënte sërish dëme, se është një nga ministritë që ka punë të mëdha. Jemi në këtë fazë përmes atij pozicioni pune, ndaj do të duhet ta largosh atë. Kemi një tjetër paprecedentë tani ku thotë; nuk komentoj vendimet e gjykatës, por i kundërshtojë ato.

Tashmë janë të qarta gjërat. Kur nuk merr veprime, do të thotë se është i pleksur. Është e pamundur që në këtë shtet këtu, të gjithë i hanë dardhat dhe kumbullat pas kurrizit të tij dhe ky nuk di gjë! U bë hera e dytë kështu, me një zëvendëskryeministër. Rama se bëri punën e tij, ai duhet ta kishte shkarkuar nga detyra. Tani vjen Marta Kos dhe thotë; ju jeni shembull në Ballkan. Ku është shembulli? Që kemi dy zëvendëskryeministra të akuzuar?”, tha ai.