Ballina Rajoni Kërkohej nga Belgjika për 500 kg kokainë, arrestohet në Greqi 39-vjeçari shqiptar

Kërkohej nga Belgjika për 500 kg kokainë, arrestohet në Greqi 39-vjeçari shqiptar

25
0

Një 39-vjeçar shqiptar, i cili ishte në pritje të një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet belge, u arrestua nga policia greke.

Në prangat e policisë ra Osmen Hoxha nga Fieri, ndërsa arrestimi u realizua nga oficerë të Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të policisë greke.

Urdhër-arresti lidhej me përfshirjen e Hoxhës në një organizatë kriminale me seli në Belgjikë, e cila dyshohet se ishte aktive në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve evropiane, si dhe në kultivimin e plantacioneve të marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit dhe riformulimit të drogës jashtë vendit.

Arrestimi i tij lidhet konkretisht me sekuestrimin e një kontejneri në shtator 2024 në portin e Antwerp, i cili përmbante 500 kilogramë kokainë.

Osmen Hoxha është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente, ku i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë.