Ballina Politika Mbrojti Ballukun, ish ministrja i përgjigjet Ramës: Rast unikal edhe kur zëvendësja...

Mbrojti Ballukun, ish ministrja i përgjigjet Ramës: Rast unikal edhe kur zëvendësja jote merret 2 herë e pandehur…

26
0

Ish ministrja e Ramës, Irena Beqiraj ka reaguar pas marrjes në mbrojtje të Belinda Ballukut nga ana e kreut të qeverisë, lidhur me masën e pezullimit nga detyra të saj, një vendim i dhënë nga GJKKO.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Beqiraj, i kujton Ramës se pavarësisht unikalitetit, rast unikal është edhe kur një ministër, njëherazi edhe zëvendëskryeministër, merret i pandehur dy herë për të njëjtën vepër penale edhe nuk dorëhiqet apo shkarkohet.

Sipas ish zyrtares së Ramës, ligjet mund të ekzistojnë në letër, por kur etika nuk ekziston, ligji pushon së qeni një busull dhe bëhet një instrument.

‘Ajo që është e qartë tanimë që mungesa e etikës moralit ka rrënjosur kulturën e instumentalizimit të ligjit ” rastet unikale meritojnë trajtim unikal”, përmbyll reagimin e saj, Irena Beqiraj në Facebook

Statusi

Kultura e instrumentalizimit të ligjit !

“Ky është një rast unikal në historinë e Europës dhe po ashtu edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit evropian të vendeve të ish-lindjes komuniste ku nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë një anëtar qeverie”, thotë Rama …..

Po ! Ky është një rast unikal, sepse është po ashtu është rast unikal që një ministër edhe njëherazi Zv/Kryeministër, merret i pandehur dy herë për të njëjtën vepër penale edhe nuk dorëhiqet , apo shkarkohet .

Një nga filozofët e mëdhenj ligjorë të kohës sonë Leon Fuller , na mëson se ligji nuk mund të mbijetojë pa etikën. Ligjet mund të ekzistojnë në letër, por kur etika nuk ekziston, ligji pushon së qeni një busull dhe bëhet një instrument.

Ajo që është e qartë tanimë që mungesa e etikës moralit ka rrënjosur kulturën e instumentalizimit të ligjit “rastet unikale meritojnë trajtim unikal “