Rast unikal kur një funksionar i BE i jep vetes të drejtë të kundershtoje raportin e trupës më të specializuar për vlerësimin e proceseve zgjedhore.
Komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme, një qëndrim që kundërshton raportin e OSBE/ODIHR dhe atë të raportit të progresit të Komisionit Europian.
Qëndrimi i saj erdhi pas pyetjes së gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta.
Ambrozia Meta: Raporti i OSBE/ODIHR dhe raporti i KE evidentuan se zgjedhjet e 11 majit ishin një garë e pabarabartë, ku u keqpërdorën burimet shtetërore, pati intimidim ndaj votuesve, ndikim nga rrjeti i patronazhistëve dhe përfshirje madje edhe nga bandat kriminale. Në gjykimin tuaj si e lexoni këtë raport, ishin zgjedhjet e 11 majit një standard i plotësuar për integrimin? A ishin ato në standardet e BE?
Marta Kos: Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe për BE-në.







