Sipas informacioneve më të fundit nga Marca, të konfirmuara nga gazetari shumë i besueshëm Matteo Moretto, marrëveshja për kalimin e Endrick te Lyoni është praktikisht e mbyllur.
“Marrëveshja mes Endrick-ut dhe Lyonit është 100% e kompletuar. Ajo mes Real Madridit dhe Lyonit është 99.9% e finalizuar, mungojnë vetëm detajet e fundit dhe firmat”, thekson Moretto.
Kështu, talenti brazilian është pothuajse i sigurt se do të veshë fanellën e Lyonit që nga gjysma e dytë e sezonit të ardhshëm.
Aktualisht Endrick mban ende fanellën me numrin 9 te Real Madridi dhe shpreson të arrijë gjëra të mëdha në “Santiago Bernabéu”. Megjithatë, prioriteti i tij i menjëhershëm janë minutat në fushë, pasi synon të jetë pjesë e Brazilit në Kampionatin Botëror verën e ardhshme dhe pikërisht për këtë arsye kërkon largimin në janar.
Situata e tij te Real Madridi ka qenë tejet e vështirë: ai ka luajtur vetëm një nga 15 ndeshjet e këtij sezoni dhe në këtë ritëm nuk do të mund të realizojë ambiciet e tij personale, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe në skuadrën e Xabi Alonsos.
Transferimi te Lyoni shihet si zgjidhja më e mirë për vazhdimin e zhvillimit të tij dhe për të siguruar rolin që kërkon në prag të Botërorit.







