Ballina Sport Rooney zbulon sa fitonte te Manchester United,

Rooney zbulon sa fitonte te Manchester United,

25
0

Wayne Rooney është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për atë që ka bërë në fushë, por për një detaj të rëndësishëm nga karriera e tij te Manchester United.

Në një bisedë informale me Gary Neville, Roy Keane, Jamie Carragher dhe Ian Wright, në podcast-in ‘Stick to Football’, ish-legjenda e “Djajve të Kuq” ka zbuluar shifrën e jashtëzakonshme të pagës së tij në atë periudhë.

“Fitoja 17 milionë paundë në vit”, ka thënë Rooney, duke konfirmuar zërat që qarkullonin prej kohësh për kontratën e tij të majme në ‘Old Trafford’.

Bëhet fjalë për marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2014, e vlefshme për pesë sezone e gjysmë.

Asokohe flitej për mbi 300 mijë paundë në javë (rreth 340 mijë euro), shifër që e çonte pagën mujore të sulmuesit përtej 1.3 milionë eurove. Ishin paga prej ‘superylli’, të denja për peshën që Rooney kishte në historinë moderne të klubit.

Dhe kjo nuk ishte rastësi. Rooney mbetet shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve i Manchester United me 250 gola në 559 ndeshje, të shpërndara përgjatë 13 sezoneve ku ai ishte lideri dhe fytyra e ekipit.

Nën drejtimin e tij, United fitoi pesë Premier League, një Champions League, një Europa League, një FA Cup dhe tri Kupa të Ligës.

Statistika, rekorde dhe trofe që shpjegojnë pse, për më shumë se një dekadë, Wayne Rooney ishte jo vetëm simboli i Manchester United, por edhe një nga futbollistët më të paguar në botë.