Ballina Sport Shqipëria i la jashtë serbët, shteti i përjashtuar nga FIFA bën të...

Shqipëria i la jashtë serbët, shteti i përjashtuar nga FIFA bën të papriturën!?

25
0

Shumë pak muaj na ndajnë nga Kampionatit Botëror 2026.

Emocionet e këtij turne kanë nisur shumë kohë më parë, të cilat do të shtohen më 5 dhjetor, ditë kur do të hidhet edhe shorti për Botërorin.

42 ekipe janë kualifikuar direkt në Kupën e Botës, ndërsa mbeten edhe 6 vende të tjera për t’u plotësuar, ku në muajin mars do të “kopsitet” gjithçka nga faza “Play-Off”, ku Shqipëria dhe Kosova do të luftojnë për të siguruar biletat e tyre për në këtë turne.

Por krahas Kampionatit Botëror 2026, mund të zhvillohet një tjetër Kupë Bote.

Sipas “thashethemeve” që vijnë nga Rusia bëhet me dije se rusët po mendojnë të organizojnë një Kupë Bote të vetën, pasi siç dihet Rusia është e përjashtuar nga FIFA dhe UEFA prej më shumë se 3 vitesh për shkak të luftës me Ukrainën.

Kështu në turneun që mendohet se do të organizohet nga ata, pritet të marrin pjesë ekipet të cilat nuk kanë mundur të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Një turne me 12 skuadra, ku Serbia, Greqia, Kili, Peruja, Venezuela, Nigeria, Kameruni, Kina dhe Armenia.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar dhe nuk ka garanci se vendet e ftuara do të bien dakord të marrin pjesë. Ndërkohë një vendim i tillë pritet të kundërshtohet të krijojë konflikte të tjera me FIFA-n për shkak se mund të zhvillohet paralelisht me Kupën e Botë 2026.