Ballina Politika Tabaku reagon ashpër: Balluku duhej të dorëhiqej menjëherë, qëndrimi i saj rrezikoi...

Tabaku reagon ashpër: Balluku duhej të dorëhiqej menjëherë, qëndrimi i saj rrezikoi provat e SPAK

27
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duhej të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas marrjes së statusit të të pandehurës nga SPAK. Sipas saj, qëndrimi në detyrë për disa javë pas këtij momenti ka rrezikuar seriozisht dhe kompromentuar provat e hetimit.

Gjatë një interviste televizive, Tabaku e cilësoi situatën si “të re”, ku numri dy i qeverisë ndodhet nën hetim ndërkohë që ishte ende në pushtet. Ajo theksoi se dorëheqja do të ishte veprimi i duhur për t’i hapur rrugë një hetimi të paanshëm dhe pa rrezikun e prishjes së provave. “Fakti që ajo u pezullua nga detyra dhe nuk dha dorëheqjen, për mua e rëndon akoma edhe më shumë pozicionin e saj,” u shpreh Tabaku.

E pyetur nga moderator Bled Marku, nëse mbajtja e postit nga Balluku i ka dhënë asaj mundësinë për të manipuluar provat, deputetja demokrate u përgjigj me një “Absolutisht po”. Ajo argumentoi se që në momentin e parë që ish-ministrja u thirr për t’u marrë në pyetje, duhej të ishte larguar nga posti. Sipas Tabakut, rreziku i prishjes së provave ishte më i lartë në rastin e saj, pasi si një zyrtare e lartë në detyrë, ajo kishte akses te dosjet dhe vartësit e saj ishin ende në punë.

Bled Marku: Por kam kënaqësinë të kem një komunikim në online në këto momente me deputeten e Partisë Demokratike, zonjën Jorida Tabaku. Zonja Tabaku, ju përshëndes.

Jorida Tabaku: Përshëndetje Bledi, faleminderit ju për mundësinë dhe ndjesë që nuk jam dot në studio.

Bled Marku: Sigurisht do kemi mundësi të tjera, patjetër. Por do ta nisim menjëherë bisedën zonja Tabaku, me atë se çfarë ka ndodhur javën e fundit. Pas dy-tre seancash, numri i dytë i qeverisë Rama u paraqit në Kuvend. Ditën e djeshme ju pezullua pasaporta, gjithashtu u pezullua edhe nga detyra. U zhvillua një takim mbi shtatë orë kokë më kokë me kryeministrin, më pas shkoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe tashmë dihen pikat, nuk u respektua vendimi i GJKKO-së, madje po merret në mbrojtje disi edhe me anë të drejtësisë, me Gjykatën Kushtetuese, zonja Balluku. Por duke parë zhvillimet e fundit zonja Tabaku, a duket se kjo reforma në drejtësi për rastin Balluku po hidhet në erë për të mbrojtur miqtë e Ramës?

Jorida Tabaku: Shiko, kjo që po ndodh me Belinda Ballukun në fakt ishte e pritshme mbas shumë dosjeve të cilat ishin në hetim. Unë mendoj që sot ndodhemi në një situatë të re, ku numri dy i qeverisë, dhe ky është i vetmi person që është në pushtet në qeveri, është marrë e pandehur dhe është pezulluar nga detyra. Dhe nuk besoj që është një lajm kaq i lehtë për mazhorancën. Nuk besoj që ka një vend tjetër, është rast unikal, ku dy ish-zëvendëskryeministra tashmë janë të pandehur, njëri në kërkim ndërkombëtar dhe një kryetar bashkie i cili është pas drejtësisë.

Unë nuk di të them hapat dhe strategjinë që ndoshta është ndjekur në këtë rast, po unë di vetëm të them që, që në momentin e parë që u mor e pandehur zonja Balluku, ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Duke dhënë dorëheqjen, i hapte rrugë një hetimi i cila nuk do të prishte provat dhe do të ndiqte një standart që në fakt duhet të ishte ndjekur nga të gjithë. Fakti që ajo u pezullua nga detyra, për mua e rëndon akoma edhe më shumë pozicionin e saj.

Bled Marku: Sigurisht, pezullimi nga detyra e rëndon pozicionin e saj, por mbajtja në detyrë, a e lehtëson mundësinë për të manipuluar provat, pavarësisht asaj se çka kemi parë edhe në publik me mesazhet mes asaj dhe Evis Berberit?

Jorida Tabaku: Absolutisht po. Mbajtja në detyrë, dhe këtë po e them, që në momentin e parë që ajo u thirr për t’u marrë në pyetje duhet, duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Edhe vetë nuk e dha, duhej patjetër që të, të ishte liruar nga detyra në momentin kur u mor e pandehur. Dhe kanë kaluar plot, në mos gaboj, dy javë e gjysëm, tre javë që në momentin që ajo është marrë e pandehur. Rreziku i prishjes së provave është për atë më shumë se këdo tjetër, sepse ajo është personi i vetëm, bashkë me kryetarin e bashkisë, të cilët i janë marrë të pandehur ndërkohë që kanë qenë në detyrë. Vartësit janë atje në punë, dosjet janë atje. Pra, përveç mesazheve që janë bërë publike, që unë besoj që i referohen një kohe të mëparshme kur ka ndodhur procedurat e tenderit, është e nevojshme që edhe baza materiale, dosjet dhe të gjithë elementët e tjerë të hetimit të mbeteshin të pacënuar. Fakti që ajo ndejti në detyrë deri ditën e fundit, sigurisht që i ka, ka vendosur një pikëpyetje të madhe dhe e ka kompromentuar, edhe provat të cilat mund të merreshin…