Ballina Rajoni Trafikonin objekte me vlerë, 35 në pranga

Trafikonin objekte me vlerë, 35 në pranga

10
0

Eurojust dhe Europol kanë goditur një grup trafikantësh të artefakteve, duke arrestuar 35 anëtarë të tij, që kishin qendrën në Bullgari.

Operacioni u zhvillua në gjashtë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ku veprimet u kryen nga SPAK.

Në njoftimin zyrtar, Eurojust njofton se janë kontrolluar 125 vende dhe janë gjetur mbi 3 mijë objekte me një vlerë mbi 100 milionë euro.

Në vitin 2020, organet e drejtësisë sekuestruan mbi 7 mijë objekte të këtij grupi kriminal.

Koleksioni i sendeve të vjedhura përfshin maska, pajisje ushtarake, bizhuteri, vazo dhe kupa nga qytetërimet greko-romake, disa prej të cilave datojnë që nga viti 2000 para Krishtit.