Ballina Kronika Vdekja e gruas së Alban Hoxhës pas lindjes së djalit, gjykata jep...

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës pas lindjes së djalit, gjykata jep vendimin për mjekun dhe reanimatoren

24
0

Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për vdekjen e Dorjana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Elona Burba, reanimatore, u dënua me 1 vit burg që iu konvertua në 2 vite shërbim prove si edhe pezullim license për një periudhë 2-vjeçare.

Petrit Rexhepi, gjinekolog, u dënuar me 6 muaj burg që iu konvertua në 12 muaj shërbim prove.

Ndërkohë prindërit e 25-vjeçares së ndjerë pak javë më parë u shprehën se kanë 11 vite që presin drejtësi, duke theksuar “një fëmijë po rritet pa nënë”.

“Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi pati një ballafaqim mes ekspertëve pyetje përgjigje, zgjati pak gjatë dhe u revoltova dhe fola në seancë të gjyqit, shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh, më djeg shpirti, më dhemb zemra. Shpresoj tek një drejtësi e vonuar por jo e harruar. Dori im do drejtësi, një fëmijë që rritet pa nënë do drejtësi, ju lutem gjyqtar më shikoni, kam të drejtë prandaj kam kërkuar të merrem me gjykatat jo gjë tjetër, thjesht dua drejtësi, drejtësi pa fund”, tha Hamide Haka.