Ballina Sport Yamal “ngroh” Flick, ylli spanjoll gati për Chelsea-n, fiksohet data e rikthimit

Yamal “ngroh” Flick, ylli spanjoll gati për Chelsea-n, fiksohet data e rikthimit

22
0

Lamine Yamal mbetet një temë e nxehtë në Spanjë, por tashmë ai është një shqetësim për Barcelonën dhe trajnerin Hansi Flick. Yamal mungoi edhe në grumbullimin e fundit me ekipin përfaqësues, sërish për probleme në pubalgji.

Në Barcelonë, nuk dëshirojnë të rrezikojnë, e kanë marrë me qetësi rikuperimin e Yamal, do të zbres në fushë vetëm në atë moment kur të jetë rikuperuar plotësisht pasi nuk dëshirojnë një tjetër ndalesë.

Sipas mediave spanjolle, rikuperimi ka shkuar mirë dhe me shumë mundësi ylli spanjoll do të jetë në fushë kundër Chelsea-t në Champions League, por nuk përjashtohet mundësia që të marrë minuta edhe ndaj Bilbaos këtë fundjavë.