Më 1 qershor 1926, Shqipëria hyri zyrtarisht në epokën e aviacionit me realizimin e fluturimit të parë ajror të dokumentuar në territorin shqiptar. Ky moment, i cili sot konsiderohet gurthemel në historinë e transportit ajror kombëtar, erdhi pas një periudhe përgatitjesh institucionale dhe interesimi të shtuar ndërkombëtar për Shqipërinë e viteve ’20.
Në vitin 1925, Kryqi i Kuq Shqiptar publikoi një komunikatë zyrtare ku njoftonte se do të hidhnin në qarkullim zarfa të posaçëm ajrorë, të destinuar për shitje me qëllim mbështetjen financiare të organizatës. Kjo komunikatë është sot një nga dëshmitë më të qarta se përgatitjet për hapjen e linjave ajrore kishin nisur para vitit 1926, duke treguar se ideja e krijimit të një shërbimi ajror kishte ardhur si pjesë e modernizimit të shtetit të ri shqiptar.
Në fillim të viteve ’20, Shqipëria po përpiqej të konsolidonte institucionet, të forconte administratën dhe të lidhej me botën përmes rrjeteve të reja të komunikimit. Aviacioni, i cili në atë kohë konsiderohej teknologji e avancuar, shihej si mjet strategjik për transport të shpejtë, poste dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Qeveria shqiptare pati kontakte me kompani ajrore europiane, kryesisht italiane dhe austriake, të cilat shfaqën interes për vendosjen e linjave të para tregtare.
Letra
Ndihmë për Kryqin e Kuq Shqyptar
Croix-Rouge Albanaise
Në rasën e hapjes së parë të Parlamentit të Republikës Shqyptare
më datën 1-VI-1925 shërbimi postar ajror filloi të pë rën shërbim.
TIRANË-SHKODRE
TIRANË-KORÇË
Në këtë rasë Kryqi i Kuq Shqyptar zëroi një sasi të vogël zarfash të posaçëm mbi të cilët janë këto fjalë tipografike:
I eri Fluturim Tiranë-Shkodre
1-VI-1925
me, pullat ajrore e me vulën e Kryqit të Kuq Shqyptar e me nënshkrimin e Drejtorit Përgjithshëm.
Ç’jete në këtë sasi 1 numuron Nr. I-eri. 250 zarfat të posaçëm bashkë me serit e plotësueme do t’u dërgohen Ministrave, Senatorvet e Deputetve me një çmim franga 20.
Nga 200 zarfa të posaçëm me seri të paplotësueme, Shefavet të zyravet e personavet të tjerë me një çmim franga 10.
Nga 350 zarfa të posaçëm me një vleftë jo të plotësueme me çmim franga 5.
Në se ndonjëri prej këtyre dëshirojnë seri të mbarë edhe për mue të parë, duhet t’i paraqesin kërkesat e tyne Kryqit të Kuq Shqyptar brenda m’uajt.
Këto të hollaë kanë thënë të kenë konditën e vendosun në Fletoren Zyrtare të Republikës Shqyptare.
Të hollat që do të jipen për Kryqin e Kuq për pasjen e këtyre pullave, do të jetë për një fitim të ardhshëm me qenë se sasitë do të jenë shumë të vogla e vleftë të madhe.
Ndihmoni Kryqin e Kuq Shqyptar; ndihmoni të vorfrit.
Drejtori i Përgjithshëm
Tiranë
4-VI-25







