Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, lidhur me faktin që ky i fundit po i shet të gjithë ata që ka pasur pas vetes.
Sipas tij, dikur shprehej për krimin “kokat hëngshin”, por po hanë kokat brenda Partisë Socialiste.
“Rama ka 12 vite që tallet me të gjithë ata që ka emëruar vetë dhe që ka poshtë vetes duke i çuar një nga një si kokrra fiku. Duke jua bërë vetë rrengun, në fakt, pastaj thotë që kush ka ngrënë dardha, fiq, fruta pylli mbas shpinës time, rrugë e mbarë dhe po të shihni deklaratat, gati për të gjithë, ka thënë që përgjegjësia në drejtësi është individuale, partia ka punë. Problemi është sjellja e Ramës me dy standarde. Është tredhë Rama. Pra nuk keni dëgjuar ju të thotë për këto ngjarjet e fundit që dardhat mbas kurrizit. Se Rama është qas tek shqiptarët si hokatar i madh, meqë tallet me këtë Marta Hirrën (Marta Kos) edhe këta çfarë janë këto, Gonzatoja…”, tha Murrizi në “Top News”
Sipas tij, do të vijë dita që edhe Rama të marrë atë që meriton: “Mirëpo pleqtë e vjetër kanë pas thënë që po brodhe hu më hu dhe po i shite të gjithë, një hu ka për të ngelur mes patallonave. Ramës ndoshta i vjen rehat edhe ndoshta e ka kërkuar prej 12 vitesh këtë hunin që të kënaqej. Pra, siç thoshte për krimin, koka të hëngshin, ka thënë dhe për pjesën politike që kush ha dardha mbas kurrizit tim. Kështu tha për Lefter Kokën, kështu për Alqi Bllakon, kështu për Arben Ahmetajn”.







