Ballina Kronika DURRES/ I vodhi xhupin me një shumë parash, procedohet penalisht

DURRES/ I vodhi xhupin me një shumë parash, procedohet penalisht

20
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

O. Z., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur xhupin e një shtetasi, brenda të cilit kishte një shumë parash.

G. K., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 53-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin
R. E., 53 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Shijak identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin R. T., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një marketi në fshatin Xhafzotaj, më datë 19.11.2025. Punohet për kapjen e 27-vjeçarit dhe sqarimin e rrethanave.

Në vijim të informacionit të dhënë rreth largimit nga banesa, më datë 21.10.2025, të shtetases S. A., 35 vjeçe, informojmë se kjo shtetase është kthyer në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe deklaroi se ishte larguar me dëshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.