Ballina Kronika Dyshohet se do të trafikohej drejt Kosovës, bllokohet makina me kananis në...

Dyshohet se do të trafikohej drejt Kosovës, bllokohet makina me kananis në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari

27
0

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se për trafik droge.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Transporter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. U kap duke transportuar me automjet 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do ta trafikonte drejt Kosovës, arrestohet 43-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike dhe automjeti.