Ballina Kronika Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Metës për përjashtimin e gjyqtarit Ilir...

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Metës për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij

21
0

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda.

“Rrëzimin e kërkesës nr. 5730 Prot., datë 20.11.2025, të paraqitur nga kërkuesi Ilir Metaj, për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007- 00676-00-2025 akti, datë regjistrimi 03.11.2025.

Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Ilir Metaj dhe gjyqtarit Ilir Panda. Ky vendim është i formës së prerë”, thuhet në njoftim.

Ish-kreu i Shtetit qëndron në paraburgim prej 21 tetorit të vitit 2024. Në dosje, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA.

Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, dhe shtetasit Pirro Xhixho e Ema Çoku akuzohen gjithashtu për pastrim parash dhe korrupsion. Konkretisht, Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në bashkëpunim.