Ballina Politika ‘Ka numër ‘matrikullimi’ në regjistrat e UDBA-s’ le të na padisë’: Pse...

‘Ka numër ‘matrikullimi’ në regjistrat e UDBA-s’ le të na padisë’: Pse Marta Kos nuk e paditi studiuesin slloven?

7
0

Deklaratat e skandaloze të Marta Kos në Tiranë, ku ajo – në krah të autorit të farsës elektorale të 11 majit – kundërshtoi në mënyrë absurde Raportin e OSBE/ODIHR, përbëjnë një skandal që tejkalon kufijtë e Shqipërisë.

Asnjë zyrtar i lartë europian nuk ka bërë ndonjëherë një deklaratë të tillë, duke legjitimuar atë që një autoritet botëror si OSBE/ODIHR e ka cilësuar qartë si garë të pabarabartë elektorale.

Por, për të kuptuar më mirë kush është Marta Kos, duhet t’i referohemi një interviste të mediave sllovene dhe rrëfimit të njërit prej autoriteteve më serioze në fushën e arkivave në Slloveni, Igor Omerza.

Omerza e ka sfiduar publikisht disa herë Kos, duke i kërkuar madje ta padisë për akuzat se ajo ka qenë pjesë e shërbimit famëkeq jugosllav UDBA. Ai ka publikuar në mediat e vendit të tij edhe numrin e matrikullimit të saj.

“Marta Kos figuron me numrin 14.000 dhe me numrin personal 05448. Një numër kaq specifik dhe kaq i lartë tregon qartë që personi ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me shërbimin sekret. Disa individë në listë kishin edhe emra të koduar”, – deklaron Omerza.

Vetëm një vit më parë, studiuesi dhe publicisti Igor Omerza, në emisionin “Kush po të gënjen?”, ka bërë deklarata të forta për Marta Kos, të cilat po i sjellim më poshtë të plota:

Dokumentet e UDBA-s rikthejnë debatin – Omerza: “Marta Kos nuk mund ta mohojë bashkëpunimin”

Një debat i ri politik shpërtheu në Slloveni pas paraqitjes së historianit dhe studiuesit të arkivave, Igor Omerza, në emisionin “Kush po të gënjen?”, të drejtuar nga Boris Tomašič. Tema kryesore e episodit ishin dokumentet e vjetra të UDBA-s, të cilat – sipas Omerzës – e lidhin ish-diplomaten dhe kandidaten (sot komisionere) për Komisionere Evropiane, Marta Kos, me shërbimin sekret jugosllav.

Zbulimi i dokumenteve – dëshmi që “nuk mund të falsifikohet”

Omerza – një nga të paktët me akses të plotë në arkivat shtetërore sllovene – shpjegoi se dokumentet që përmendin emrin e Marta Kos gjenden në Regjistrin Qendror Aktiv, një dokument zyrtar i mbajtur që prej vitit 1946. Sipas tij, aty figurojnë mbi një milion persona, me të dhëna të plota personale dhe statusin e tyre ndaj UDBA-s.

“Këto të dhëna janë të qëndrueshme dhe është e pamundur të falsifikohen,” – theksoi ai.

Megjithëse rreth 90% e materialeve arkivore janë shkatërruar, pjesa e mbetur – sipas Omerzës – është mëse e mjaftueshme për të vërtetuar autenticitetin e listave.

Emri i Marta Kos në listat e UDBA-s

Në dokumente, Kos figuron me numrin 14.000 dhe numrin personal 05448. Për Omerzën, kjo tregon kontakt të vazhdueshëm me shërbimin sekret. Ai shtoi se disa individë në lista mbanin edhe emra të koduar.

Megjithatë, sipas tij, vetëm nga numrat nuk mund të dalë përfundimi nëse Kos ka bashkëpunuar me media të huaja si Deutsche Welle.

“Një pranim do t’ia kishte lehtësuar punën”

Omerza shpjegoi se listat e UDBA-s ndajnë burimet e regjistruara nga bashkëpunëtorët aktivë, por në të dy rastet individët kanë qenë të vetëdijshëm për rolin e tyre. Për këtë arsye, sipas tij, një person me numrin e Marta Kos “nuk mund të mos e dijë” se ka bashkëpunuar me shërbimin sekret.

Ai theksoi: nëse ajo do të pranonte një bashkëpunim – të paktën në kuadër të inteligjencës klasike – kjo do ta vendoste situatën në një tjetër këndvështrim. Por Kos ka zgjedhur ta mohojë plotësisht çdo lidhje.

Thirrja publike: “Na padisni!”

Pas shpjegimeve të Omerzës, prezantuesi Boris Tomašič iu drejtua publikisht Marta Kos:

“Nëse mendon se kjo nuk është e vërtetë, të ftoj të na padisësh. Ne do t’i vërtetojmë këto dokumente në gjykatë.”

Ai shtoi se besueshmëria e materialeve është konfirmuar edhe më parë në procese gjyqësore.