Ballina Sport “Në derbi ndodh gjithçka”, Allegri tregon “recetën”: Ndaj Interit duhet entuziazëm dhe...

“Në derbi ndodh gjithçka”, Allegri tregon “recetën”: Ndaj Interit duhet entuziazëm dhe dëshirë

32
0

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para derbit ndaj Interit.

“Është një ndeshje historike dhe emocionuese. Interi dhe Napoli janë favoritët për titullin, por derbi gjithmonë ka rregullat e veta. Duhet të jemi të fokusuar dhe të shmangim gabimet si ato në Parma.

“Kur fiton duelët, rrit shanset për të fituar. Me Interin do të jetë një përballje e lartë nga ana taktike dhe fizike. Duhet entuziazëm dhe dëshirë për rezultat për të bërë një hap përpara në renditje.”

Allegri konfirmoi se lojtarët janë kthyer nga kombëtaret dhe se skuadra ka punuar mirë gjatë javës: “Leao dhe Pulisic mund të startojnë nga minuta e parë. Athekame dhe Gimenez kanë probleme fizike, por të tjerët janë në formë të mirë. Pavlovic dhe Bastoni do të vendosen në ditën e ndeshjes.”

“Kthimi i tifozëve në stadium ka ndihmuar shumë. Në momente të vështira, mbështetja e stadiumit është vendimtare.

Allegri vuri në dukje potencialin e sulmuesve të Interit: “Lautaro është një nga më të fortët në botë, duhet vëmendje e veçantë ndaj tij, Thuram, Bonny dhe Esposito. Interi ka një park sulmues shumë të fortë.”

“Derbi kërkon emocion dhe adrenalinë e duhur. Fitimi i tij ndryshon humorin e javës. Duhet fokus, por edhe guxim për të luajtur ndeshje të tilla të rëndësishme.”