Ballina Lifestyle ​Vdes aktori në moshën 33-vjeçare, luajti rolin e djalit të John Travolta-s

​Vdes aktori në moshën 33-vjeçare, luajti rolin e djalit të John Travolta-s

21
0

Ish-ylli i filmit Spencer Lofranco, i njohur më së miri për rolin kryesor të James Burns në dramën e vitit 2014, Jamesy Boy, ka vdekur në moshën 33-vjeçare dhe shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

Spencer Lofranco ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 33-vjeçare. Aktori, i cili luajti rolin e djalit të John Travoltës në filmin për gangsterianët Gotti, ndërroi jetë të martën. Vëllai i tij Santino e njoftoi lajmin me një postim emocionues në rrjetet sociale, shkruan Mirror.

Të enjten në mbrëmje, ai u tha ndjekësve të tij në Instagram.

“Për legjendën @roccowinning. Vëllai im. Jetove një jetë që vetëm disa mund ta ëndërronin. Ndryshove jetën e njerëzve dhe tani je me Zotin. Do të të dua gjithmonë dhe do të të mungoj, Ariu. U prehtë në paqe. 18 tetor 1992 – 18 nëntor 2025.”

Shkaku i vdekjes ende nuk është njoftuar dhe zyrtarët në British Columbia po hetojnë tragjedinë.