Ballina Bota Adoleshentët të varur nga ChatGPT, psikologët ngrenë alarmin

Adoleshentët të varur nga ChatGPT, psikologët ngrenë alarmin

17
0

Përdorimi i inteligjencës artificiale nga të rinjtë, kryesisht adoleshentët po kthehet gjithnjë e më shumë në një shqetësim.

Raporti i fundit i OBSH paralajmëron se në mungesë të kujdesit profesional mund të ketë pasoja serioze. Por çfarë thonë profesionistët e shëndeti mendor për këtë fenomen, vazhdimisht në rritje?

“Adoleshentët kanë më shumë prirjen të diskutojnë me chat gbt se sa me një mik ose t’i drejtohen psikologut. Madje së fundmi ata duan të marrin këshilla psikologjike për ankthin ose stresin i drejtohen chat gbt.

Kërkojnë këshilla, mënyra se si ata duhet të sillen, se si duhet të reagojnë. Po krijojnë varësi, të gjitha grupmoshat, të kemi përgjigjemi të sakta të kemi çdo gjë gati”, tha psikologia Ermela Shllaku.

Duke qenë shpesh të paragjykuar nga shoqëria, këta adoleshentë i drejtohen inteligjencës artificiale për të kërkuar mbështetje emocionale.

“Është shumë e rëndësishme mos të paragjykojmë. Adoleshentët i shtyn më shumë të drejtohen drejt inteligjencës artificiale duke qenë se aty gjejnë mbështetje emocionale pa gjykim.

Duan të dëgjohen. Në momentin që ata flasin me inteligjencën artificiale tregon se si ata kanë reaguar dhe si duhet reaguar”, shtoi psikologia.

Por cilat janë rreziqet që mund t’i shkaktojnë ata shëndetit të tyre duke qenë kaq shumë të ekspozuar?

“Sepse varion në varësi të situatës apo kushteve, prandaj krijohet një varësi e rrezikshme, që nëse nuk gjendet familje apo shkollat mund të shkojnë deri në depresion, sepse do kemi tendencën për të pasur çdo gjë të izoluar pa asnjë hallkë tjetër që e bëjnë të funksionoj”, deklaroi Shllaku.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në 7 fëmijë dhe të rinj në moshën 20 vjeç vuajnë nga një çrregullim i shëndetit mendor.

Për këtë arsye, ekspertët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për krijimin e sistemeve më të forta të mbështetjes ndaj tyre.