Ballina Kulturë Alfabeti i Manastirit më shumë duhet lexuar se sa festuar!

Alfabeti i Manastirit më shumë duhet lexuar se sa festuar!

18
0

Nga Sulejman Mehazi

– E vetmja gjë që bie ndesh me Alfabetin tonë është dituria, arsimimi, edukata, mençuria e dashuria;

– Alfabetin e Manastirit më shumë e festojmë sesa e lexojmë, përkundrazi, më shumë duhet lexuar sesa festuar;

– Fshetësia më e madhe e 36 shkronjave shqiptare është, se, duhet  përkëdhelur, permendur, lutur 24 orë radhazi, për t’na zbuluar diamantet e mëdha diturake;

– Nëse gjendja faktike e reale shqiptare s’përputhet me 36 Shkronjat e Alfabetit, atëherë 36 shkronjat bëhen të pavlefshme për ne;

– Djallëzia më e madhe e 36 Shkronjave është dobësimi i popullit shqiptar;

– Kur Alfebeti i Manastirit do e merr formën e zarfit pa adresë, atëherë dhe shqiptarët do të marrin formën e  populli pa adresë lirie;

– Përmallimi më i flaktë i Alfabetit të Manastirit është shpirti dhe mendja shqiptare;

– Fajtorë të medhenj për të këqijat tona janë të mirat e 36 Shkronjave të Alfabetit;

– Gjithë dijetarët e mëparshëm shqiptarë vdiqën, por 36 shkronjat i lanë të pavdekshme e të përjetëshme;