Nga Basir Çollaku
Palloshi..
Ti them atij kurvës..
Eshtë ky i PD, mos ta shoh të marrë më asnjë tender në Shqipëri..
Prite pak atë po thuaj s’ke shanse vetëm me eut.. dhe e ke prej gimit..po s’do marrë më asnjë punë tjetër
Hidhe tunelin se plasa..
Po e anuloj direkt po deshe ti, nuk më kërcet fare..
Këto dhe një pafundësi sms urdhëruese për të ndarë miliona euro punë publike, janë porositë-urdhra të Belinda Ballukut si ministre e zëvendëse e Ramës.
Mënyra e dhunshme e vjedhjes ka edhe mesazhe të tjera. Kjo është vjedhje me dhunë me armë. Arma është pushteti. Në gjithë këtë çmenduri sigurisht nëpër komunikime me vartësen dhe ekipin e saj është edhe Kryeministri.
Janë qindra milionë euro. Janë disa të pandehur nga ministrja, drejtorë e anëtarë komisionesh. Është një incenerator djegës i parave e financave publike. Zijafeti qeveritar në këtë alarm sheh procedurën se kush do kujdeset për shiun e energjinë e kush për rrugët, thua këta janë të zgjedhurit e pazëvendësueshëm të Perëndisë, sepse Prokuroria dhe Gjykata kanë vendosur ndalimin nga funksionet zyrtare të hajdutëve. Kanë hallin përse u pezullua Balluku.
Prokuroria me shumë prova publike e të tjera në dosjet e saj, duhet të kishte kërkuar masa sigurie arrest me burg për zëvendësen e Ramës. Intimidime e zhdukje provash, cenim hetimi janë të ekspozuar. Rama në panik se ka radhën të thirret, dëshmojë, pasi nuk mund të hetohet pa kaluar tek ai, ka angazhuar gjithë sojin e ushtrisë nëpër drejtësi e medie. Majtas dhe ca mendimtarë djathtas që kanë halle dekori procedural e konfigurim artistik, më shumë se ndëshkime hajdutësh. Ata janë shtresa gri e angazhuar nën sqetulla qerasjeje të pushtetit me kusht të bëjnë parimorët e ndarjes së pushteteve. Pa ndarjen e lekëve e bën palloshi.
Jemi në një rrisk të përsëritjes së dosjes së incenerarorëve. U copëtua për të mos ngritur akuzën e organizatës kriminale. Në këto binarë po ecën mbrapshtësisht dhe tani ky procedim. Hetimi pasuror ndaj Ballukut dhe motrës avokate duhej të kishte nisur. Ka një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Genta Bunga, motra tani avokate, Pamela Qirko Balluku, Roland Iliaj kanë qenë drejtues të kësaj pothuaj Gjykate. Shkeljet nuk janë pak. Një padi është tërësisht reale. Dhe ajo mund të jetë një e pandehur në sfond. Deri atëherë ka zgjedhur të bëjë shantazhin juridik si gjoja vendimmarrëse për prokurorë e gjyqtarë. Një vetting për drejtuesit është i domosdoshëm. Sigurisht KLSH duhet të bëjë publik raportin. Gjithnjë vonesa mbase nëse është duke bërë ndonjë kallëzim për gjetjet. Përballja është fortë. Për këtë duhet të ngrenë zërin sevdallinjtë e drejtësisë por edhe opozita. Pa asnjë mekje, nëse ndonjë flirt komunikimi me të pandehurit, kompromenton ndonjë rastësi politike e financiare përballë tek kundërshtarët..SPAK duhet të jetë më i “dhunshëm” se hajdutët nëse kërkon ti ndalojë..Çeta horizontale është e madhe..







