Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime dhe procedime penale për dhunë familje, të dehur në...

DURRES/ Policia arrestime dhe procedime penale për dhunë familje, të dehur në timon, shfrytezim fëmijesh për lypje

32
0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka dërguar urdhrin për ndalimin e këtij shtetasi, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur, dhe dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, automjeti
është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 24 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar duke shfrytëzuar fëmijën e tij të mitur për të lypur në rrugë.

Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin A. V., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e 52-vjeçarit dhe sqarimin e rrethanave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Z., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 63-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. C., 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.