Ballina Lifestyle Dyfishohet popullsia e pandave gjigande në dekadën e fundit

Dyfishohet popullsia e pandave gjigande në dekadën e fundit

6
0

Popullsia e pandave gjigante në struktura speciale në Kinë është thuajse dyfishuar gjatë dekadës së fundit, duke arritur në 808, deklaroi kreu i Administratës Kombëtare të Pylltarisë dhe Kullotave, Liu Guohong, në Konferencën Globale të Partnerëve të Pandave 2025, mbajtur në Chengdu, kryeqendra e provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore, citon “Xinhua”.

Sipas tij, kjo rritje ka krijuar një grup të qëndrueshëm shumimi për këtë specie.

Popullsia e pandave përfaqëson një rritje të konsiderueshme nga 422 të regjistruara në fund të vitit 2015.

Liu ia atribuoi këtë rezultat pozitiv përmirësimit të kërkimit të shumimit, duke përfshirë krijimin e një aleance kombëtare inovacioni për ruajtjen e pandave gjigante, e cila bashkon burimet për studimin e çështjeve kyçe si diversiteti gjenetik.

Kina ka përmirësuar mbrojtjen e habitateve të pandave gjigante. Shtatëdhjetë e tre rezerva natyrore të izoluara u integruan në Parkun Kombëtar të Pandave Gjigante, i cili mbulon 22.000 kilometra katrorë.

I njohur si vendlindja e pandave gjigante, Sichuan ka habitatin më të madh të pandave në botë, ku ndodhen mbi 70 për qind e popullatës së pandave gjigante të egra në Kinë.