Palloshi i gjatë është trembur. Ai është zhytur në gropën e mëkateve të korrupsionit të tij qeverisës dhe kërkon në mënyrë të çmendur të shpëtojë pas fijes së kashtës.
Palloshi kërkon me çdo kusht të shpëtojë veten dhe bandën e tij të hajdutëve duke qëndruar me dhunë në pushtet, në një pushtet që i kanë plasur skandalet, i janë arrestuar banditët dhe ku nuk ka minimumin e moralit qytetar të ikë si një hajdut i rëndomtë që ka grabitur pasurinë e qytetarëve që i besuan. Palloshi i gjatë në vend të dorëheqjes së tij nga momenti i parë që zëvendës kryeministri, ministri apo kryebashkiaku i tij u kapën duke vjedhur, kërkon me çdo kusht që të mbajë pushtetin për të fshirë provat e krimit të tij, e grabitjes që ka lënë gjurmë gjithandej.
Palloshi i gjatë është i tronditur se bashkëpunëtorja e tij deklaron hapur para prokurorëve se nuk është ajo grabitësja e parave të shqiptarëve, por ekzekutorja e urdhërave të dhëna nga kryehajduti Pallosh.
Kryeministri Pallosh ndodhet në një vështirësi të jashtëzakonshme në momentin që bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë është e pandehura e SPAK për grabitjet e qindramilionë eurove dhe po përpiqet me çdo kusht të përdorë pushtetin për të mbyllur skandalin e shekullit. Nëpërmjet fuqive ekzekutive që disponon kërkon me çdo kusht të kthejë në detyrë ortaken e tij në vjedhje, duke e ankimuar në GJK pezullimin e saj nga detyra. Ky hajdut ordiner kërkon me çdo kusht të mbrojë hajdutërinë, duke bërë deklarata amorfe akuzatore ndaj SPAK për shkelje kompetencash me shkarkimin e Ballukut. Këtij hajduti i ka humbur logjika dhe mendja dhe demonstron në çdo moment marrëzinë e një qeveritari hajdut, të papërgjegjshëm, të korruptuar dhe në panik nga trokitja e drejtësisë në portën e tij.
Palloshi është në terror. Atij po i dridhen këmbët nga vënia e bashkëhajdutes së tij në bankën e të akuzuarve si një monstër qeveritare, një bandite që komandonte lekët e shqiptarëve ku kishte interesin, ku merrte gjobën, duke nxjerrë jashtë kësaj loje këdo që nuk ishte në preferencat e tyre. Pronat e këtij shteti u kthyen në plaçkë lufte dhe i shërbenin interesave të dy plaçkitësve, Palloshit dhe kryebandites Bela. Mjafton të lexosh përgjimet për të kuptuar sesi funksionon kjo bandë kriminale, si operon kjo dyshe banditeske me taksat e shqiptarëve, jetën e tyre, bizneset dhe kursimet e tyre.
Palloshi është bërë barrikadë përballë drejtësisë për të mbrojtur banditen Bela, duke konfirmuar se po mbron ortaken e tij në të gjitha zullumet që kanë bërë bashkë. Si një njeri i ndërkryer, ai kërkon me çdo kusht të intimidojë drejtësinë për të thyer hallkën e fundit që ka ngelur pa marrë në zotërim nga gjithpushtetshmëria që zotëron aktualisht, pas grabitjes me dhunë të 83 mandateve në zgjedhjet e 11 Majit.
Pavarësisht dëshpërimit të tij, pozitës së tij mjerane, rolit të tij në ekzekutiv, duket qartë që koha e kësaj qeverisje ka marrë të tatëpjetën. Zullumet kanë mbytur pushtetin dhe babëzia e bandites Belë në bashkëpunim me Palloshin duket se nuk japin shpresë për dalje nga kjo situatë. Buxhetit të shtetit i mungojnë qindramilionë euro, investimet e deklaruara nuk ekzistojnë, shqiptarëve ju janë vjedhur miliarda euro prona dhe banda në fjalë është vënë sot para bankës së akuzuarve, Bela e para në radhë dhe i dyti Palloshi, i cili ka marrë gjykimin absolut nga opinioni publik dhe padyshim e ka të rezervuar një vend pranë bashkëkryetares së bandës së plaçkitësve në të ardhmen e afërt.
Palloshi i Gjatë kërkon ndihmë te Robert H. Xheksonit duke kumtuar citatet e tij si një argument difensor për hallin e tij.
“Fjalët e tij të kumtuara në mes të shekullit të kaluar, mbeten udhërrëfyese për këdo që beson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues”, deklaron Palloshi në një prononcim të tij në mbrojtje të hajdutërisë si grup i strukturuar kriminal.
Padyshim që Xhekson ka pasur plotësisht të drejtë në fjalën e tij, që drejtësia nuk duhet të jetë e verbër ndaj kufijve kushtetues, por jo në rastin e Palloshit që ka shkelur çdo normë kushtetuese në qeverisjen e vet. Në fakt drejtësia ka qenë e verbër deri më sot. Ka qenë e verbër se nuk ka parë inceneratorët që janë paguar qindramilionë euro dhe nuk janë ndezur njëherë, ka parë tunelin e Llogarasë me milionë euro vjedhje, ka parë tigrin 1 dhe tigrin 3 të na grabisnin 100 milione euro pa u ndezur njëherë, ka qenë e verbër me grabitjen e portit mijëvjeçar të portit të Durrësit dhuruar si plaçkë lufte arabëve, ka qenë e verbër se nuk ka parë si grabiten miliona euro me tenderët e energjisë, ka qenë e verbër se nuk ka parë rrugën Tiranë Kashar që janë grabititur miliarda euro, ka qenë e verbër se ka parë koncencionin e aeroportit të Vlorës që i janë falur me kontratë 120 milionë euro Bexhet Pacolit dhe po zihen banda për ti marrë pjesën.
Nuk flasim për miliarda euro të tjera të buxhetit dhe kredive ndërkombëtare, që i ka përpunuar plaçkitësja Balluku me bekimin e palloshit i cili na akuzon drejtësinë si të verbër, ndërkohë që kjo drejtësi duhet ti kishte hapur sytë shumë vite më parë për të parë sesi i ishin turrur si hijenat dyshja Palloshi plaçkitësja Belë pasurive të shqiptarëve./sot







