Ballina Aktualitet Moti i keq/ Rrëshket rruga e Bovillës, shirat e dendur shkaktojnë dëmtime...

Moti i keq/ Rrëshket rruga e Bovillës, shirat e dendur shkaktojnë dëmtime serioze në infrastrukturë

29
0

Rruga që lidh digën e Bovillës me disa fshatra të zonës ka pësuar rrëshkitje të konsiderueshme si pasojë e shirave të mëdhenj që kanë përfshirë rajonin. Prurjet e mëdha të ujit kanë marrë me vete sasi të mëdha inertesh, duke dëmtuar rëndë segmentin rrugor që shërben si lidhje kryesore për fshatrat Rrazë, Bruz Mal, Bruz Zallë dhe zonat e tjera përreth.

Sipas informacioneve paraprake, rrëshqitja është regjistruar rreth 100 metra larg digës së Bovillës, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullim dhe rrezik për banorët që e përdorin këtë rrugë çdo ditë.

Segmenti i dëmtuar ndodhet nga ana e Kamzës, në rrugën që lidh Zallherrin me Bovillën. Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës pritet të mbërrijnë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të marrë masat e para për rikthimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së zonës.