Ballina Politika “Na duhen para për molotovë”/ Gazetari Toska: Në dosjen e Berberit është...

“Na duhen para për molotovë”/ Gazetari Toska: Në dosjen e Berberit është Belind Këlliçi, jo Flamur Noka

61
0

Prej disa ditësh, një deklaratë e gazetarit Almer Toska, se një deputet i PD dhe shumë i afërt me Sali Berishën, ka biseduar me Evis Berberin për pagesa në protestën e gjatë para bashkisë Tiranë, ka shkaktur zhurmë dhe revoltë mes demokratëve.

Emrat të cilët janë lakuar më së shumti si bashkëpunëtorë dhe të paguar nga ushtari i Belunda Ballukut, kanë qenë Belind Këlliçi dhe Flamur Noka. Por këtë të dielë vetë gazetari Toska ka bërë një sqarim publik, duke konfirmuar se bëhet fjalë vetëm për Belind Këlliçin.