Barcelona shkëlqen pasi monumentet e qytetit u ndriçuan për festat e fundvitit.
Mijëra turistë dhe qytetarë u mblodhën për të shijuar këtë moment.
“Ajo që më pëlqen më shumë teksa erdha të shoh dritat e Krishtlindjeve janë të gjithë njerëzit këtu, atmosfera, të shohësh Barcelonën e ndriçuar në një mënyrë kaq të bukur dhe mënyrën se si e dekorojnë!”
“Më pëlqen sepse festojmë lindjen e Jezusit, që është Krishtlindje, dhe për mua është e bukur; më jep shumë energji, energji të mira.”
Ndërtesa ikonike të projektuara nga arkitekti Antoni Gaudi, u zbukuruan me drita shumëngjyrëshe. Ndër atraksionet që u ndriçuan gjithashtu ishin shatërvanë, fasada hotelesh dhe tregje bashkiake. Edhe Portugalia e nisi sezonin e Krishtlindjeve me një shfaqje masive dritash dhe fishekzjarre.
Vendasit u grumbulluan në sheshin Comercio, një nga atraksionet kryesore të Lisbonës.



