Ballina Kronika Policia sekuestron 30 doza Cannabis Sativa/ Arrestohet 41-vjeçari në Fier, nis procedimi...

Policia sekuestron 30 doza Cannabis Sativa/ Arrestohet 41-vjeçari në Fier, nis procedimi edhe për tre shtetas të tjerë

18
0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërmarrë një operacion në kuadër të kontrollit të trafikut dhe përdorimit të lëndëve narkotike, duke kryer kontrolle fizike dhe në banesa.

Gjatë veprimeve, janë evidentuar dhe sekuestruar disa doza Cannabis Sativa, ndërsa për disa shtetas ka nisur procedimi në gjendje të lirë nga Prokuroria.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 41 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, iu gjetën dhe sekuestruan 30 doza Cannabis Sativa, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. Y., 36 vjeç, banues në Patos, S. R., 34 vjeç, banues në Fier, T. D., 18 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet Policisë iu gjetën doza Cannabisi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.