Ballina Politika “Zyrtarja më e korruptuar, në histori”/ Bardhi reagon ashpër: Kush fshihet pas...

“Zyrtarja më e korruptuar, në histori”/ Bardhi reagon ashpër: Kush fshihet pas projektit të Belinda Ballukut

32
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të tjera për korrupsion ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është pezulluar tashmë nga detyrat e saj me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Bardhi ka sjellë në vëmendje rastin e dhënies së një leje për ndërtimin e një centralit gjenerues fotovoltaik prej 82 megavatësh në fshatin Boçovë, Bashkia Fier, që u shpall fitues nga Balluku kompania “Albanian Solar Power”.

Sipas tij, përfitues i projektit rezulton të jetë shtetasi Engjëll Agalliu, një punonjës i thjeshtë i kompanisë “Salillari”, i cili, sipas Bardhit, nuk ka kapacitetet teknike dhe financiare për të realizuar një projekt me vlerë investimi rreth 80 milion euro.

“Ky është një tjetër rast që dëshmon se Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në historinë e shtetit shqiptar, pas shefit dhe avokatit të saj Edi Rama”, thekson Bardhi, ndërsa shton se “është e pamundur të gjendet një projekt që mban firmën e Ballukut dhe që të jetë në përputhje me ligjin”.

Reagimi i plotë:

E pamundur të gjesh një projekt që mban firmën e Belinda Ballukut dhe të jetë në përputhje me ligjin! Pas cdo projekti miliona euro fshihen vetëm afera korruptive apo dyshime serioze për pastrim të parave të pista.

Belinda Balluku rezulton të ketë shpallur fituese kompaninë Albanian Solar Poëer për një leje gjigande për ndërtimin e centralit gjenerues prej 82 megavatësh të energjisë elektrike fotovoltaike, në fshatin Boçovë të Bashkisë Fier. Ky projekt me vlerë të paktën 80 milionë euro investim, rezulton se ka si përfitues shtetasin Engjëll Agalliu, një punonjës i thjeshtë i kompanisë “Salillari”, që nuk gëzon as kapacitetet teknike dhe as financiare për realizimin e një projekt të tillë.

Ky është një tjetër rast që dëshmon se Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në historinë e shtetit shqiptar, pas shefit dhe avokatit të saj Edi Rama.

I takon Prokurorisë së Posaçme të mbajë përgjegjës për këtë paligjshmëri Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, si dhe t’u tregojë shqiptarëve se kush fshihet pas emrit fiktiv të pronarit të kësaj kompanie dhe paratë e kujt po tentohen të pastrohen përmes këtij projekti 80 milion euro.