Ballina Politika “12.5 mln euro..”, Bylykbashi zbërthen aferën: Një javë pas tërmetit, Balluku shpërndan...

“12.5 mln euro..”, Bylykbashi zbërthen aferën: Një javë pas tërmetit, Balluku shpërndan miliona euro klientit të Ramës

39
0

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, ishte i pari që hapi diskutimet në “Foltoren 2” që po mbahet në bulevardin e madh,para kryeministrisë.

Bylykbashi denoncoi ndër të tjera dhe një aferë korruptive që mban firmën e Ballukut, Eko Parkun e Porto Romanos, ku sipas tij, vetëm 1 javë pas tërmetit të 26 në nëntorit 2019, iu dha tenderi 19 mln euro kompanisë klient të Edi Ramës.

“Ajo që po bën Rama e Balluku po grabisin ditën për diell duke parë në sy shqiptarët.

Ekoparku 19 mln euro, guximi për të grabitur shqiptarët është I tmerrhsëm. Vetëm 6 mnl e gjysëm janë përdorur, ja kanë dhënë kompanisë së Klodian Zotos.

Po 12.5 mln euro që ja kanë vjedhur shqiptarëve drejtpërdrejt. Kanë patur mendjen e kthjellët që të anulonin tenderin 1 javë pas tërmetit, 1 muaj e gjysëm përpara kompania kishte lidhur kontratë me një kompani klient të Edi Ramës, me tender të drejtpërdrejt ia kanë dhënë kompanisë klienteliste të Ramës.

Kanë hequr kapucin, po grabisin ditën për diell. Mjafton të shohësh se cfarë komunikon Balluku me vartësit e saj, kupton kush është Diellën”, tha Bylykbasbi.

Oerd Bylykbashi: Ditët e kësaj klike me në krye Edi Ramën janë gjithnjë e më të shkurtra. Ajo që po ndodh është dicka që po trondit themelet e funksionimit të shtetit.

Këto ditë që po asistojmë janë kulmi tjetër po jo I fundit, janë gjeneza e 11 majit, pasi kjo klikë e Ramës cdo gjë e ka bazuar përdorimin e shtetit në kapitalin e vet, pikërisht 11 maji është gjeneza e kësaj qeverisje e cila sot po tregon në sytë e gjithë botës me prova sesi po grabit shqiptarët jo me miliona por me qindra miliona. Tumori I korrupsionit të Edi Ramës nuk ka nevojë për skaner.

Ajo që po bën Rama e Balluku po grabisin ditën për diell duke parë në sy shqiptarët.

Ekoparku 19 mln euro, guximi për të grabitur shqiptarët është I tmerrhsëm. Vetëm 6 mnl e gjysëm janë përdorur, ja kanë dhënë kompanisë së Klodian Zotos.

Po 12.5 mln euro që ja kanë vjedhur shqiptarëve drejtpërdrejt. Kanë patur mendjen e kthjellët që të anulonin tenderin 1 javë pas tërmetit, 1 muaj e gjysëm përpara kompania kishte lidhur kontratë me një kompani klient të Edi Ramës, me tender të drejtpërdrejt ia kanë dhënë kompanisë klienteliste të Ramës.

Kanë hequr kapucin, po grabisin ditën për diell. Mjafton të shohësh se cfarë komunikon Balluku me vartësit e saj, kupton kush është Diella.

E zhdukën portin, ndër breza kanë lënë kontributin.