Nga Skënder Sadri KAPITI
Pushteti është prova se cfarë dhe kujt i besohet ai. Dehja nga pushteti e tjetërson liderin e pushtetit dhe e shtyn ata drejt diktatorit.
Shqiptarët u ngrenë kulte shtetarëve, udhëheqës sikur ata të ishin shpëtimtarë. Ata popuj që ngrenë kulte janë popuj të prapambetur, fanatikë dhe egoistë dhe që ia kanë frikën të resë dhe të vërtetës dhe të drejtës, ata që ngrenë kulte janë injorantë dhe, janë ata që vetë nuk bëjnë asgjë, janë dështakët. Kështu i ngritën kultin komunizmit, titizmit, enverizmit dhe rugovizmit.
Tani i ngenë kultin Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.
Janë hipokritët dhe mashtruesit, servilët, injorantët dhe të korruptuarit dhe mediat ato që kultivojnë kultin e individit, që janë këndër vlerave dhe kundër herojve të vërtetë. Janë mediat ato të cilat blihen e shitet te paraja, ato që manipulojnë e formojnë opinionin dhe që fabrikojnë personazhe VIP apo krijojnë kulte, janë mediat ato që manipulojnë dhe helmojnë opinionin.
Albin , Vjosa dhe Donika nëse dëshironi të dini se ku keni gabuar, kini durimin dhe respektin që të dëgjoni intelektualizmin pozitiv dhe patriotik. Kujtohuni se a mos i braktisët ata që u mbështetn aq fort juve, a mos i harruat ata që gjithmonë kritikuan të keqen, gënjeshtrat tradhtitë, korrupsionin dhe mbështetën intelektualisht të mirën , të vertetat, mirësinë, urtësinë, tolerancën si dhe luftën parimore, të moralshmen , ndryshimin dhe respektin.
Albin dhe Vjosa ju i injoruat ata dhe bartësit e dijes e të njohjes, u treguat të pabesë, inatxhinj e mosmirënjohës karshi opinioneve, shkrimeve e botimeve të tyre të cilat ju i përdorët. Albin more diktatoruc u frikësuat nga talenti dhe u errësuat e verbuat nga kulti personal i juaj,u paska pëlqyer vetëm vetja e juaj.
Ju djallëzisht a mos i injoruat jo vetëm votuesit por edhe intelektiualët me indiferentizmin tuaj hipokrit e shumë djallëzor, derisa nga goja e juaj nuk u citua dhe as nuk u dëgjua, as nuk u përmënd dhe as nuk u artikulua asnjë konsideratë, mirënjohje dhe asnjë falenderim për ta.
Albin dhe Vjosa a u keni shkruar atyre intelektualëve që kanë mbi 10 vite që u kanë mbështetur?!
Albin a mos je i sëmurë nga ndjenja e mosmirënjohësit dhe të frikës nga sindromi i inferioritetit të një si diktatoruc i vogël?Albin mos të ka shformësuar pushteti, dhe je larguar nga parimet edhe a mos po të dalin ato mashtrime e manipulime në shërbim të qëllimit tënd dhe të Vjosa Osmanit për karrigen e pushtetin personal?! Ty Albin , Vjosa e Donika u vetëpëlqeka vetëm vetëvetja e juaj.
Kurti e LVV u ndëshkuan shumë shpejt si populistë popullmashtrues, pasi u vëtëkënaq si kryeministër dhe u vetëmashtrua se do të mundet që të justifikojë ngathtësinë vendimmarrëse e zbatuese si dhe mosmbajtjen e premtimeve me vetëm duke akuzuar opozitën dhe të kaluarën e saj.
Nuk humbi vetëm Albin Kurti por “humbën” edhe Vjosa Osmani, edhe Donika Gërvalla sepse ata u dehën shpejt, shumë shpejt nga pushteti dhe u pëlqeu vetëm vetvetja e tyre, humbën të tre sepse të tre janë pjesë të së njëjtës garnityre politike së cilës populli ua kishte besuar qeverisjen,presidencën dhe diplomacinë për të mbajtur premtimet dhe për të kryer Vetting-un.
Dhe pse ndodhi kështu?!
Atë e spjegoi verdikti dhe vullneti i popullit të Kosovës.
Donika Gërvalla dhe Vjosa Osmani humbën sepse nuk mund të përdorej më alibija për Isa Mustafën.
Që të jesh në anën e duhur të patriotizmit, të demokracisë dhe të historisë duhet të jesh me vullnetin, me interesin dhe me aspiratën e kombit, duhet që interesi yt të jetë në përputhje dhe brënda interesit të përgjithshëm.
Mirëpo pushteti është prova më e mirë se a je ti si lidership dhe ti si Parti e në anën e duhur të demokracisë e të patriotizmit?!
Në opozitë është lehtë të artikulosh dështimet dhe dobësitë e pushtetit e të pozitës; është lehtë në opozitë të artikulosh fjalë e premtime bombastike për ndershmëri, për patriotizëm, për ndryshim dhe për sundim ligji e luftë kundër korrupsiuonit e krimit; për cmontim të korrupsionit, të injorancës dhe të nepotizmit nga admninistrasta, por ama është shumë e vështirë për t’i realizuar ato.
Dhe demokracia është për pushtetin një gjyq mes premtimeve dhe realizimeve të pushtetit.
Albin dhe Vjosa a nuk e paskeni ditur se i pagabueshëm dhe i pasfidueshëm është populli, mëncuria dhe vullneti i tij?!
Dhe a e dini edhe Ju z. Kurti dhe Ju znj. Osmani se demokracia është për pushtetin një gjyq mes premtimeve dhe realizimeve të pushtetit?!
Dhe a e dini se populizmi në Demokraci i ka këmbët e shkurtëra.
Nëse këto nuk i dinit atëhere jeni injorantë, dhe nëse i dini por bëni sikur nuk i dini atëhere jeni hipokritë e mosmirënjohës.
Se si qeveris politika këtë mëse shumti e di populli dhe qytetarët të cilët ndjejnë dhe e prekin ndryshimin, që peshojnë premtimet e politikës dhe mbajtjen apo mosmbajtjen e tyre prej saj; por edhe që pësojnë perkeqësimin. Pra është populli ai i cili ia bën vlerësimin dhe gjykimin politikës e pushtetit; është populli ai i cili nuk mund të gënjehet e as të mashtrohet për një kohë të gjatë.
Z.Kurti dhe Znj. Osmani është populli ai i cili nuk lejon që atij t’i rrëmbehet as patriotizmi dhe as demokracia.
Populli i Kosovës bëri vlerësimin dhe mirëpeshimin e politikës ,të partive politike, ai i bën dhe i vë notën emancipimit ,ndryshimit dhe përmirësimit e tyre si dhe vlerëson kapacitetet dhe sidomos talentin ,integritetin dhe parsonalitetin e kandidaturave që do të udhëhiqnin pushtetin lokal, komunat në Kosovë.
Ju të dy,harruat premtimet, verdiktin e mbështetjen e popullit, sepse kur vigjilenca demokratike konstation se ju do largoheni e shkëputeni nga demokracia atëhere demokracia do t’u ndëshkojë edhe juve.
E rrejnë veten rëndë politika, politikanët dhe pushtetarët e pushteti se mund të mashtrojnë për shumë kohë opinionin dhe gjykimin popullor në demokraci.
Albin Kurti e Vjosa Osmani
Në demokraci ndëshkohesh po premtove për të mashtruar, po mashtrove për të gënjyer dhe po gënjeve për të vjedhur e për të bërë korrupsionin.
Në demokraci, dhe në këto kohë moderne lirie e mediatike për politikën e pushtetin është vështirë që ta fshehin e ta maskojnë pafytyrësinë, mashtrimet, manipulimet, korrupsionin, tradhtinë publike dhe as atë që nuk e dëshiron politika e as pushteti që të duket.
Osmani do të justifikohet se është Presidente dhe jashtë politikës,por jo,ajo duket se e drejton Presidencën politikisht.
Populizmi është dhe lind e vjen si një lëvizje e reagim kundër zhgënjimeve dhe korrupsionit politik,demokratik,ligjor e moral ndaj politikës e pushtetit prej nga edhe motivohet ndryshimi.
Ata që e përdorin populizmin për pëfitime personale ata janë populistë popullmashtrues të cilët populli i ndëshkon shpejt..
Populizmin e përdor politika, por e mbështesin edhe intelektualët e mediat të cilët këkojnë edhe ata dhe propagandojnë për ndryshimin.
Populizmin e mirëpërdorën dhe e mirëshfrytëzuan për interesa politike në Kosovë edhe Albin KURTI dhe Vjosa OSMANI.
KURTI dhe OSMANI,
Mirëpo me ardhjen në pushtet, ata të dy sikur u dehën politikisht, dhe mesa duket ata miopikisht ia faturuan vetes së tyre të gjitha meritat e fitores duke injoruar mbështetësit e tyre, duke injoruar intelektualizmin meritor, të talentuar e të aftë, pra duke i injoruar ata dhe kontributin e atyre e të votuesve që i mbështetën dhe ua dhanë kolltuqet e pushtetit.
Pra, atyre të dyve u pëlqeu vetëm vetja e tyre, sëmundje kjo e individëve me personalitet zhvillimor psiqik të shtrëmbëruar të cilët vuajnë prej kompleksitetit të inferioritetit, dhe si të tillë gjithcka ia veshin dhe ia atribuojnë subjektivizmit, këndvështrimit dhe egoizmit të tyre.
Unë edhe shumë më herët i pata paralajmëreuar Kurtin dhe Osmanin në disa shkrime të mia që të keni kujdes se historia e Kosovës nuk fillon me ju të dy, mos neglizhoni, mos harroni dhe mos mendoni se jeni filozofia, demokracia, patriotizmi dhe mëncuria sepse mëncuria, filozofia dhe demokracia e patriotizmi i vërtetë nuk jeni ju të dy, por filozofia, demokracia e patriotizmi, si dhe e drejta dhe e vërteta gjënden në popull.
Këtë besoj se Albini dhe Vjosa e paskan pasur të mangët dhe deficitare
Albini dhe Vjosa; i shfrytëzonin mjaft mirë mendimet, këshillimet, sygjerimet ,kritikat dhe filozofimet politike të të tjerëve duke i bërë ato edhe si prona intelektuale të tyre, por që kur morën pushtetin asnjë falenderim dhe asnjë respekt e mirënjohje nuk treguan ndaj mbështetësve të tyre, sepse ata të dy duket se e urrejnë suksesin dhe talentin e tjerëve dhe dëshirojnë që të krekosen e të kapadaijnë vetëm ata.
Mirëpo egoizmi dhe mosrespekti e mosmrënjohja, karshi sidomos ndaj votuesve, mosmbajtja e premtimeve fantastike të tyre iu kthye në bumerang.







