Ballina Lifestyle Ariana Grande anulon të gjitha paraqitjet për promovimin e filmit “Wicked, shkak…

Ariana Grande anulon të gjitha paraqitjet për promovimin e filmit “Wicked, shkak…

25
0

Ariana Grande ka njoftuar se është prekur nga Covid-19, duke u detyruar të anulojë të gjitha paraqitjet dhe intervistat për promovimin e filmit “Wicked: For Good”. Lajmi u dha përmes Instagramit, pak ditë pasi bashkëprotagonistja Cynthia Erivo humbi zërin gjatë premierës në Nju-Jork.

Shëndeti i Ariana-s ka shkaktuar reagime të shumta online, nga shqetësimi i fansave deri te kritikat për pamjen e saj. Ndërkohë, publiku thekson se ritmi intensiv i angazhimeve të saj ka ndikuar dukshëm në gjendjen e saj fizike.

Fansat shpresojnë që këngëtarja të rikuperohet plotësisht së shpejti.