Gazetari Almer Toska ka zbuluar në një studio televizive, detaje të reja nga hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila mori një masë pezullimi nga detyra, ende e pazbatuar.
Toska thotë se hetimet për tenderin e aksit Korçë-Ersekë nga ana e SPAK kanë qenë të thelluara dhe me këtë dosje Balluku mund të marrë goditjen fatale.
Sakaq, shton se SPAK mund t’i kërkojë së shpejti Kuvendit, leje për të bërë kontroll në banesën e Belinda Ballukut, e cila do jetë një provë edhe për kryeministrin Edi Rama.
Almer Toska: I bëja thirrje qytetarëve shmangin aksin Qukës-Qafë Plloçë. Duke ditur cilësinë, është një mega-skandal, duhet respektuar inxhinieri që bëri padinë që denoncoi në SPAK këtë çështje. Tregoi se në këtë vend çdokush mund të vjedhë. Kjo qeveri po i kushton kosto të pafund buxhetit të shteti. U shemb Korçë Ersekë vetëm disa muaj pas inaugurimit.
Qukës Qafë Plloçë shkurton vetëm 4 minuta nga rruga e vjetër. Pse u ndërtua ky aks? Do jap një lajm lidhur me aksin Korçë Ersekë, nëse Belinda Balluku po përpëlitet deri tani, në Korçë Ersekë sipas hetimeve të SPAK , Belinda Balluku bën biseda duke folur për para. Është një dosje e kopsitur. Në këtë dosje merr një goditje fatale.
Shpërndan para, jepi filanit kaq. Bëhet fjalë për kohën kur tenderi ka qenë duke u zhvilluar. Këtu do shikojmë një dosje të kopsitur që Belinda Balluku nuk mund të shpëtojë asnjë ditë më shumë nga fati i vet politik. Sot Edi Rama duhej të kishte shkarkuar BB. Në moralin politik ka një zv.kryeministër me një sërë akuzash. Ka paracaktuar tenderin e Llogarasë.
Vetëm me kaq Belinda Balluku duhej shkarkuar. Në një nga përgjimet turku thotë është kompania që do marri tenderin që ka folur presidenti. Shumë shpejt do testohet Edi Rama. Do ti çohet, se sa është i ndërgjegjshëm ka qenë me shqiptarët deri tani, do i çojë SPAK parlamentit kërkesën për kontroll banese BB. Nëse e mban Rama Ballukun, do duket ai njeriu që thotë se ata që hanë dardha pas shpine.







