Ballina Kronika DURRES/ Policia shpall kërkim dy persona për dhunë familje dhe mashtrim

DURRES/ Policia shpall kërkim dy persona për dhunë familje dhe mashtrim

36
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasit:

F. A., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

B. B., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë, sepse nëpërmjet mashtrimit i ka marrë me qira automjetin shtetasit K. S. dhe nuk ia ka kthyer.

Punohet për kapjen e dy shtetasve dhe sqarimin e rrethanave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje në një banesë. Në cilësinë e provës materiale, atij iu sekuestruan 2 celularë dhe një shumë parash.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.